LAJMI I FUNDIT:

Krokodili në Shkup, iku dhe u kthye përsëri në strofullën e tij

Krokodili në Shkup, iku dhe u kthye përsëri në strofullën e tij

Krokodili i Kopshtit zoologjik në Shkup mbrëmë ka dalë nga strofulli e tij, ka lëvizur për pak kohë dhe ka hyrë në liqenin e patave, vërtetuan sot nga Kopshti zoologjik.

Për fat të mirë, nuk ka ndodhur ndonjë incident më i madh, për shkak se në mëngjes krokodili është gjetur në liqen dhe përsëri është vendosur në strofullin e tij. Sipas drejtorit të Kopshtit zoologjik, Gjorgji Galletanovski, ngjarja që ka ndodhur në mëngjes nuk ka qenë i vetme, ata në të kaluarën kanë pasur njoftime se krokodili del nga strofulli i tij dhe se duhet të ndërrohet gardhi i ulët.


“Krokodilët janë të rinj dhe në kondicion të mirë, për shkak se tash hynë në pubertet. Konstatuam se gardhi duhet të ndryshohet, por vendosëm këtë ta bëjmë në pranverë, për shkak se për pak kohë do të mbarojë sezoni dhe do të jenë në objekte të mbyllura. Për fat të mirë ai nuk ka hëngër asnjë patë, ndërsa Kopshti zoologjik ishte mbyllur”, thotë Galletanovski për BIRN, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Kopshtin zoologjik të Shkupit ka dy krokodilë. Mbrëmë natën krokodili femër qëndroi në vendin e saj, ndërsa krokodili mashkull doli nga gardhi i tij për të përfunduar në liqenin e patave./Telegrafi/