Kroacia ka shënuar fitore në kuadër të eliminatoreve për botërorin Rusia 2018.

Kroatët triumfuan kundër islandezëve me rezultat 2-0 në kuadër të grupit I.


Për vendasit dy herë shënoi Marcelo Brozovic, i cili realizoi nga një gol në dy pjesë, transmeton Telegrafi.

Kroati realizoi në të 15-tën në minutë ndërsa të dytin në kohën shtesë të pjesës së dytë.

Vlen të theksohet se në sekondat e fundit të ndeshjes, Ivan Perisic morri karton të kuq.

Pas kësaj fitore, Kroacia zë pozitën e parë me dhjetë pikë ndërsa Islanda në të dytën me shtatë pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app