Kroacia ka arritur të shënojë fitore përballë Sllovakisë si mysafirë me rezultat 4-0.

Kroacia e nisi shumë mirë ndeshje duke i radhitur disa raste.


Por goli erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Nikola Vlasic shënoi për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë kroatët shënuan edhe një herë me lojtarin e ri të Bayern Munich, Ivan Perisic.

Për 3-0 shënoi Bruno Petkovic me një goditje afër zonës.

Golin e katërt në fund të ndeshjen e shënoi Dejan Lovren.

Kroacia pas kësaj ndeshje ka 9 pikë, duke mbajtur pozitën e dytë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Uellsi e ka mposhtur Azerbajxhanin 2-1. /Telegrafi/

Screenshot 5 1

telegrafi sport app