LAJMI I FUNDIT:

Kroacia e mposht me vështirësi Uellsin

Kroacia e mposht me vështirësi Uellsin
Foto: Hrvatska/Twitter

Kroacia ka arritur që ta mposhtë Uellsin me rezultat 2-1 në kuadër të Grupit E për kualifikimet në ‘Euro 2020’.

Kroatët ishin tejet me fat në pjesën e parë, pasi James Alexander Lawrence shënoi autogol në minutën e 17-të, derisa pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale (1-0).


Pjesa e dytë filloi sërish në të mirë të Kroacisë, gjersa Ivan Perisic (48’) e dyfishoi epërsinë, por edhe duke e vazhduar dominimin e ndeshjes.

Ishte minuta e 77-të, kur David Brooks e ngushtoi rezultatin dhe Uellsi i vuri nën presion lojtarët kroatë që filluan të mbylleshin më shumë në mbrojtje.

Uellsianët u munduan deri në fund që të shënonin golin e barazimit, mirëpo nuk arritën ta thyenin mbrojtjen e Kroacisë, edhe pse kishin gjashtë gjuajte në portë, katër më shumë se ballkanasit.

Magjistari i bën magji futbollistëve kroatë, Modricin e mban në ajër për disa sekonda
Lexo po ashtu Magjistari i bën magji futbollistëve kroatë, Modricin e mban në ajër për disa sekonda

Kroacia fitoi në fund 2-1,  duke marrë gjashtë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara në Grupin E, gjersa Sllovakia, Uellsi dhe Hungaria kanë nga tri pikë, ndërsa Azerbajxhani është ende pa pikë. /Telegrafi/