Kombëtarja e Kroacisë e ka mposhtur atë të Greqisë me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës “Rusia 2018”.  

Kroacia ka shfrytëzuar terrenin vendas për të fituar me rezultat të thellë ndaj Greqisë dhe për t’i afruar një hap kualifikimin për në Kupën e Botës.


Goli i parë i ndeshjes erdhi qysh në minutën e 13-të dhe ishte kapiteni Luka Modric, i cili u tregua i saktë nga penalltia për epërsinë 1-0.

GettyImages 872219862 Modric u tregua i saktë nga penalltia (Getty Images)

Nuk vonoi shumë erdhi edhe goli i dytë nga kroatët, të cilët në minutën e 19-të shënuan me anë të sulmuesit Nikola Kalinic për 2-0.

Greqia arriti të kthehet në lojë në minutën e 30-të me golin e Sokratisit, por kroatët shënuan tre minuta më vonë me Ivan Perisic, i cili dërgoi skuadrat në pushim me rezultat 3-0.

GettyImages 872234502 Festa e Perisicit (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Kroacia arriti të menaxhoj mirë lojën, por edhe të shënoj një gol tjetër për të siguruar fitoren e thellë.

GettyImages 872234486 Kramaric vulosi rezultatin përfundimtar (Getty Images)

Ishte sulmuesi Andrey Kramaric, i cili shënoi nga afërsia për 4-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar dhe fitoren e madhe të Kroacisë.

Me këtë fitore, Kroacia i afrohet një hap më shumë kualifikimit, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet në Greqi në të hënën e javës tjetër. /Telegrafi/

https://twitter.com/gamaspor/status/928729242799624193

https://twitter.com/stes75/status/928719293046558720

https://www.dailymotion.com/video/x68hnx6

telegrafi sport app