LAJMI I FUNDIT:

Krizë në qeverinë e Gruevskit!!

Gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit patëm rastin të shohim dhe të përjetojmë shumë trysni, dhimbje, e probleme ekonomike, politike, sociale e shoqërore. Fillimisht pamë veprime të pamenduara mirë duke e injoruar faktorin shqiptar në Maqedoni dhe duke shkelë mbi të drejtën legjitime të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë. E më vonë përmes politikave dhe mjeteve mediatike kjo qeveri arriti që të shuaj të gjitha interesat strategjike të shqiptarëve që janë të nënshkruara në Marrëveshjen e Ohrit dhe që duhej të realizoheshin veçse.

Edhe pse kjo qeveri ka shumë veprime të këtilla anti-shqiptare, prapë se prapë gjeti përkrahje dhe mbështetje nga votuesit e saj maqedonas të cilët s’i duket po i intereson një Maqedoni nacionaliste e cila hy në luftë me të gjithë, ndërsa nuk zgjidh asnjë problem të qytetarëve të saj. Votuesit në vend që ta ndëshkojnë Gruevskin, përkundrazi ata e shpërblyen duke i mundësuar që edhe kryetarin e shtetit ta kanë nën mbikëqyrje dhe nën direktivat e tij (Gruevskit).


Në këtë mënyrë u zgjedh presidenti “letër” i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov. E gjithë kjo bindje për shpërblim të veprimeve të Nikolla Gruevskit u mundësua nga reklamat e qeverisë së tij të cilat reklama kanë kushtuar me mijëra euro. Termi reklamë në ekonomi ka shumë definicione dhe qasje nga shkencëtar dhe hulumtues të ndryshëm. Në kuadrin e marketingut miks, reklama zë një vend të rëndësishëm. Aty gërshetohen teori të ndryshme të cilat janë të detajizuara dhe të panevojshme për publikun e këtij teksti.

Për të kuptuar më thjeshtë esencën e këtij shkrimi do të japim një sqarim për reklamën. Në botën reale të biznesit, ekziston një logjikë se mallrave dhe shërbimeve të ndryshme i bëhet reklamë pasi që nuk shiten dhe puna nuk ecën mirë. Edhe pse shumë ekonomist mund të më kundërshtonin në këtë segment, pasi që po bëjë një gjymtim të këtij termi të gjerë.

Në këtë mënyrë qeveria e Nikolla Gruevskit përmes kampanjave dhe reklamave të ndryshme mundohet që ta ushqej popullatën e këtij vendi me dezinformata dhe informata të cilat në shumicën e rasteve janë edhe të panevojshme. Kjo logjikë e kësaj qeverie është mjaft goditëse kur e kemi parasysh faktin se në mentalitetin e popullatës së thjeshtë krijohet bindja se qeveria e këtij vendi gjithmonë merret me punë, është aktive dhe interesohet për të promovuar vendin tonë nëpër mediet prestigjioze botërore.

Në këtë turbullirë politike ndodhin dy gjëra të kundërta të cilat mund ti vërej edhe një qytetar i thjeshtë. Përmes reklamave të qeverisë së këtij vendi, në njërën anë shohim kozmetikën e kësaj qeverie e cila fsheh puçrrat e kësaj gruaje të vjetër. Edhe pse mundohet t`i fsheh këto puçrra me kozmetik, prapë se prapë po dalin në shesh ato dhe nuk vlen gjithmonë kjo logjikë.

Sikur të vlente një logjikë e këtillë, atëherë nuk do të ekzistonte as ndëshkimi e as shpërblimi,pasi që do të ndëshkoheshin njerëzit që nuk janë në të njëjtën vijë me qeverinë, ndërsa do të shpërbleheshin ato që janë në të njëjtën vijë edhe në qoftë se janë në rrugën jo të drejtë me interesat e popujve të këtij vendi. Por, efekti i reklamave është me të vërtetë shumë i madh, ndërsa paralajmërimet për krizë ekonomike dhe financiare në Republikën e Maqedonisë u realizuan në faza duke pasur parasysh të gjitha parametrat qytetar të këtij vendi.

Megjithatë kriza politike në qeverinë e Gruevskit veçse ka trokitur. Për këtë kemi shumë argumente dhe fenomene të cilat kanë ndodhur gjatë qeverisjes së tij. Zëdhënësi i qeverisë Shefik Duraku i përgjigjet akuzave të zëdhënësit të partisë Demokracia e Re të drejtuara partisë BDI. Si zëdhënës i qeverisë së Republikës së Maqedonisë ai nuk duhej që ti përgjigjej akuzave të DR, pasi që DR akuzonte BDI dhe jo qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Kjo gjë mund të dalë jashtë kontrollit dhe nëpër mediet e shkruara pamë shumë fjalë dhe veprime të cilat ishin të pahijshme për dy zëdhënësit. Ivica Bocevski dha dorëheqje nga pozicioni i tij në kabinetin e Gruevskit. Dorëheqja e tij në momentin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë mund të na bëjë me dije se Republika e Maqedonisë mund të marrë përgjigje negative nga Komisioni Evropian. Ndërsa, edhe pse u vërtetua se ministri i Drejtësisë Manakievski, ka marrë edhe rrogë edhe pension në të njëjtën kohë, prapë se prapë ai nuk do që të tërhiqet dhe nuk pamë asnjë koment në këtë drejtim nga qeveria e Nikolla Gruevskit.

Gruevski është i pakënaqur nga një grup i ministrave të tij dhe shumë shpejt do të mundohet që të shtojë kozmetikën në qeverinë e tij. Por, do të ishte e kotë sikur të përdorej kozmetika e tërë Parisit për të mbuluar fytyrën nacionaliste të qeverisë së Nikolla Gruevskit. Popullata është e lodhur dhe e rraskapitur nga veprimet e kësaj qeverie.

Se ka krizë në qeverinë e Nikolla Gruevskit dëshmon edhe protesta e organizuar para disa javëve për të drejtat e shqiptarëve dhe propozimi i ri i kryetarit të PDSH, Menduh Thaçi për marrëveshje të re ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve të këtij vendi. Pa marrë parasysh se këto veprimet e fundit të protestës dhe të propozimit të PDSH, se sa ngjyrë politike kanë, ne mund të themi se hesapet e Nikolla Gruevskit nuk janë mirë dhe shumë shpejt mund të shohim ndryshime në kabinetin e tij dhe të shpresojmë që përfundimisht edhe do të kemi tërheqje prej froni nga ai…

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kalo në kategori