Energjia është një nga faktorët kyç i zhvillimit dhe funksionimit të një ekonomie moderne. Përveç kësaj edhe mirëqenia është e lidhur drejtpërdrejt me energjinë. Këtë më së miri e kuptuam në ditët kur kishim ndërprerje të furnizimit me rrymë shkak i rënies së bllokut B2 në termocentralin “Kosova B”.
Rënia e bllokut, përveç se na rikujtoi rëndësinë e energjisë elektrike, po ashtu na tregoi edhe njëherë mungesat e sistemit tonë energjetikë. Mirëpo, për ta siguruar një furnizim stabil, mungesën e bllokut B2 e mbuluam me import të energjisë elektrike.
Importi i rrymës me çmime shumëfishtë të larta pak a shumë na kthjelli nga lajmet e përditshme. Janë disa rrugë që mund të siguron energji elektrike, ose e blen ose e prodhon apo e treta qëndron në terr.
Kriza me energjinë elektrike më shumë është politike. Pra, fuqitë e mëdha për interesat e tyre politike e ndalin gazin ose naftën dhe si shkak-pasojë kemi ngritje të çmimeve qoftë ato të derivateve, energjisë elektrikë, ku pavarësia energjetike është po aq e rëndësishme sa pavarësia juridike të një shteti ose kombi.
Deri në mes të shekullit XIX-të, burimi kryesor i energjisë ka qenë lëndët djegëse të ngurta si druri, mbetjet e të korrërrave, etj.. Bashkë me Revolucionin Industrial në fillim të shekullit XX-të pothuajse gjysma e energjisë në botë sigurohej nga qymyri. Gjatë viteve 1900-ta filloi të përdoren edhe burime tjera të energjisë si nafta, gazi, hidrocentralet, etj.. Paralelisht me ketë duhet të diskutohet edhe emisioni i dyoksidit të karbonit dhe ngrohja botërore.
Deri këtu pasqyruam burimet e energjisë dhe përdorimi i tyre gjatë historisë. Le të fokusohemi te energjia elektrike.
Në fund të vitit 2021, prodhimi vjetor i energjisë elektrike ishte më shumë se 25 milionë GWh. Katër burimet kryesore të prodhimit të energjisë elektrike në nivel botëror janë qymyri me 34 për qind, gazi me 22 për qind, hidrocentralet me 17 për qind dhe ato bërthamore me 10 për qind.
Pa e zgjatur më shumë në nivelin botëror, të kthehemi te energjia elektrike në Kosovë. Ne kemi tre burime kryesore për energji elektrike: qymyri, importi dhe burimet alternative (hidrocentralet, solare, etj.).
Kur themi qymyri menjëherë na bie ndërmend termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” dhe tymi që lirohet nga oxhaqet e tyre. “Kosova A” daton nga viti 1962, “Kosova B” nga viti 1983.
Të dhënat rreth energjisë elektrike në Kosovë janë marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Pasqyra do të ishte më interesante nëse do të kishim pasur të dhëna edhe për vitin 2021. Si do që të jetë, këto të dhëna na japin një pasqyrë për gjendjen tonë.
Të dhënat paraqesin prodhimin nga gjeneratorët, importi dhe eksporti. Maksimumi i prodhimit vjetor për vitet 2012-2019 është në vitin 2013 me 5,818.2 GWh. Kurse maksimumi i importit është viti 2017 me 1,242 GWh dhe maksimumi i eksportit është viti 2016 me 1,121 GWh.
Janë paraqitur tre llojet e konsumeve dhe energjia e pa faturuar që kryesisht ka të bëjë me rrymën në komunat veriore të Kosovës. Në kategoritë e amvisërisë dhe komerciale kemi një rritje graduale nga viti 2012 deri në vitin 2019. Kurse kategoria industriale ka rritje dhe ulje nëpër vite.
Rritja me shpresëdhënëse do të ishte konsumi në kategorinë industriale, që do të thotë rritje të prodhimtarisë. Pjesa tjetër është energjia e pa faturuar, ku fatkeqësisht kemi rritje nga viti 2012 deri në 2019. Sipas të dhënave për vitin 2019 energjia e faturuar për kategorinë e amvisërisë ka qenë 142 milionë euro.
Këtu janë paraqitur të dhënat e ngarkesës vjetore në rrjet, sipas distrikteve dhe diferenca mes dy viteve. Këtu duhet të cekim se 1MWh është barabartë me 1,000 KWh. Duke e marr parasysh propozimin e fundit të ZRRE-se (konsumi mesatar për një familje në muaj nuk e kalon 600 KWh), atëherë për një vit një familje po shpenzon rreth 7,200kWh.
Duke u bazuar në diferencën vjetore 2018-2019 (dhe duke supozuar që krejt ky dallim është në kategorinë e amvisërisë) që është 201,556MWh po del që janë shtuar rreth 28 mijë konsumatorë/familje për një vit! Ose nëse e shohim Mitrovicën me dallim vjetor 26,438MWh për vitin 2018-2019, i bie që për një vit janë shtuar 3,672 konsumatorë!
Për fund, kemi Burimet e Ripërtritshme (BRE) në Kosovë. Pjesë e BRE-së janë hidrocentralet, energjia me erë dhe solare. Prodhimi më i madh i energjisë elektrike në kuadër të BRE-ve i takon hidrocentraleve, pastaj ato solare dhe ato me erë.
Në grafik është paraqitur raporti BRE/KNB, kjo do të thotë qe totali i BRE-ve në Kosove për vitin 2019 kane mbuluar vetëm 1.1 për qind të Kërkesës Nacionale Bruto.
Për ta kuptuar më mirë se ku jemi me energjinë e ripërtritshme e kemi grafikun e mëposhtëm ku është paraqitur raporti i burimeve për prodhim të energjisë në nivel global me krahasim për vitet paraprake. Prodhimi i energjisë elektrike me solar nga viti 2007 deri në 2020 është rritur për 60 mijë për qind.
Kriza botërore dhe rënia e bllokut B2 duhet të na kthjell nga gjumi dy-dekadash. Nuk kemi kohë të humbim me fajësime dhe deklarata ndaj njeri-tjetrit, por duhet të qesim hapa konkrete.
Kosova si plan afatshkurtër duhet të gjejë zgjidhje për import zero të energjisë elektrike. Kurse afatgjatë duhet të jetë edhe eksportues i energjisë. Pa energji të mjaftueshme dhe stabile mos pritni që vjen Volksëagen të hap fabrikë në Kosovë.
Edhe njëherë, pavarësia energjetike është po aq e rëndësishme sa pavarësia juridike. /Egëzon Baruti/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Është koha ta vizitoni kryeqytetin piktroesk të Evropës

Ngrohtorja solare, nënshkruhet marrëveshja mbi 80 milionë euro mes MFTP-së dhe Termokosit

Marketit të ndërtimit në ALBI MALL i bashkohen edhe Marigona Hill, BUTRINTI Group dhe Telegrafi Real Estate

Një fabrikë për prodhimin e djathit në rajonin e Pejës procedohet në prokurori, KRU "Hidrodrini" thotë se ka shfrytëzuar ilegalisht kanalizimin

Ambasadorët e huaj mirëpresin arritjen e marrëveshjes mes KEDS dhe Elektrosever për energjinë në veri

Çka po ndodh me REKORDIN E ZBRITJEVE në Viva Fresh Store?

Gjithçka që ju duhet për zhvillimin e biznesit tuaj – lokale me qera në lagjen Arbëria ID-152

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Inteligjenca artificiale krijon skuadrën më të mirë në histori të futbollit me pesë lojtarë

I kërkuam Inteligjencës Artificiale që të zgjidhte debatin Ronaldo vs Messi njëherë e përgjithmonë, përgjigjet janë befasuese

Në njërin prej tyre, pista pastrohet në vetëm 11 minuta - pse disa aeroporte e përballojnë borën më mirë se të tjerët?

Festimi i Bellingham: Nga vjen dhe çfarë do të thotë për të?

Melinda Ademi të hënën në Big Brother VIP Kosova 2

Tri punët më të mira për njerëzit në depresion