LAJMI I FUNDIT:

Kriptovalutat pësojnë një ulje të lehtë

Kriptovalutat pësojnë një ulje të lehtë

Pas një jave të vështirë në tregun e kriptovalutave, veçanërisht të Bitcoin, çmimi i tyre filloj të stabilizohet. Por ky stabilizim nuk po duket i sigurt, ku prapë ato Brenda 24 orëve të fundit pësuan një rënie të lehtë.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht një Bitcoin tregtohet me 7,954.18 dollarë, me një rënie prej 10.31 për qind Brenda 24 orëve të fundit.


Nuk është vetëm Bitcoin që ka rënie, gjithashtu Ethereum ka rënë me 10.99 për qind, Litecoin me 12.22 për qind dhe Bitcoin Cash me 7.89 për qind. Në top 10 kriptovalutat që kanë kapital më të madh të tregut, Ripple ka pësuar rënien më të madhe prej 18.27 për qind.

BQE: Kriptovalutat duhet të kenë mbikëqyrje të rreptë
Lexo po ashtu BQE: Kriptovalutat duhet të kenë mbikëqyrje të rreptë

Politikëbërësit e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), thonë se kriptovalutat si Bitcoin dhe bankat e firmat financiare që i tregtojnë, duhet të jenë brenda një kuadri të rreptë rregullator. /Telegrafi/