LAJMI I FUNDIT:

Kriptovalutat me performancën më të mirë gjatë vitit 2019, Ethereum është njëra prej tyre

Kriptovalutat me performancën më të mirë gjatë vitit 2019, Ethereum është njëra prej tyre

Që prej fillimit të vitit 2019, tregu i kriptovalutave ka qenë shumë i paqëndrueshëm, ku në muajin janar vlera e tregut e këtij sektori ishte 130 miliardë dollarë, por në muajin korrik kjo vlerë shkoi në 373 miliardë dollarë.

Menjëherë pas kësaj periudhe tregu filloi të binte përsëri dhe aktualisht është rreth 200 miliardë dollarëve.


Mirëpo, disa kriptovaluta kanë ruajtur një qëndrueshmëri financiare dhe ka qenë të afta t’u rezistojnë presioneve të ndryshme ekonomike.

Tezos

Tezos është një platformë e decentralizuar e cila e cila është e përqendruar tek protokollet formale të verifikimit. Nga një perspektivë financiare, kjo kriptovalutë këmbehej me 0.47 dollarë në fillim të vitit, ndërsa aktualisht është 1.51 dollarë. Përgjatë vitit 2019 vlera është rritur me 190 për qind, ku pikën më të lartë e ka arritur në muajin maj me 1.88 dollarë.

Bitcoin Cash

Aktualisht një prej pesë kriptovalutave më të mëdha, Bitcoin Cash është një nënndarje e Bitcoin. Nga një perspektivë financiare, kriptovaluta këmbehej me 135 dollarë gjatë javës së dytë të muajit janar, ndërsa në muajin qershor shkoi në 479 dollarë. Që prej muajit nëntor ka rënë deri në 195 dollarë, por krahasuar me 12 muajt më parë është një rritje me 30 për qind.

Litecoin

Litecoin është një prej kriptovalutave më të mëdha krijuar nga Charlie Lee, për të shërbyer si një version i Bitcoinit, por më efikas me konsumin e resurseve. Në javën e parë të muajit janar të 2019-së, kriptovaluta tregtohej me 32 dollarë, ku më 22 qershor shkoi në 141 dollarë, mirëpo performanca ra gjatë gjysmës së dytë të vitit në 43 dollarë.

Ethereum

Ethereum po ashtu i përket listës së kriptovalutave më të mëdha në botë, ku aktualisht është e dyta pas Bitcoinit. Në muajin janar të 2019-së, një Ether këmbehej me 116 dollarë, ndërsa në muajin qershor shkoi në 334 dollarë, por nuk zgjati shumë sepse ra në 150 dollarë. Që prej muajit nëntor sillet rreth kësaj vlere me një rritje prej 20 për qind krahasuar me fillimin e vitit.

EOS

EOS është një platformë e kriptovalutave e cila mund të përdoret nga zhvilluesit për të ndërtuar aplikacione të decentralizuara. Në aspektin financiar, në muajin janar të 2019-së, EOS këmbehej me 2.23 dollarë, ndërsa në muajin maj shkoi në 8.54 dollarë. /Telegrafi/