Çapajev Gjokutaj
1. Ditët e fundit një 31-vjeçar vrau në Tiranë një gjimnaziste 18-vjeçare. Arsyeja: vajza refuzonte vazhdimin e një lidhjeje dashurie. Brenda pak orësh lajmi u bë viral, e hasje kudo në televizione, radio, gazeta, portale, rrjete sociale. Lexuesi a shikuesi kanë interes të shtuar për lajme të tilla. Dhe është e kuptueshme. Këto lloj ngjarjesh kanë fuqi ngashënjyese, përmbajnë dramë, mëdyshje, përplasje, gjak e vetëmohim. Nga antikiteti deri në ditët tona, përbërës të tillë kanë ngjizur kryevepra dhe kanë tërhequr dete lexuesish e spektatorësh në çdo kohë.
Shënimet në vijim nuk synojnë të përshkruajnë rastin në fjalë, aq më pak ta gjykojnë atë nën prizmin: cilat ishin fajet e djalit e cilat të vajzës. Përtej rastit konkret, synohet kryesisht dukuria, sepse kur ndjekim sensacione të kësaj natyre, mbase na bën mirë t’i ikim sadokudo kërshërisë dhe të kujtojmë edhe disa gjëra të tjera.
2. Krimi “vrasje – vetëvrasje” nuk është dukuri thjesht shqiptare. Haset gjithandej. Statistikat thonë se në vendet e vogla të Evropës si Zvicra, Holanda, Finlanda etj. ndodhin 5-6 krime të tipit “vrasje – vetëvrasje” në vit. Në Britani shifra ngjitet në 29, kurse në Gjermani arrin 63. Në çdo rast, gati gjysma e këtyre e krimeve gjallojnë në skemën “ai – ajo”, d.m.th. burri vret gruan, partneri partneren a ish-partneren dhe pastaj ia heq dhe vetes. Përtej përshtypjes së parë, mashkulli i rasteve të tilla nuk dëshmon forcë e burrëri, përkundrazi. Psikologët e përcaktojnë profilin e tij si karakter i dobët dhe i paqëndrueshëm.
Të vrasësh tjetrën pastaj edhe veten, përbën spektakël shpërthyes, sepse bashkon dy ngarkesa të kundërta, njëra shfaqet në dukje, tjetra gjallon në thelb. Ngjan si demonstrim i një force të pazakontë, vrasësi ngre dorë kundër jetës. Jo vetëm kundër jetës së tjetrit, por edhe kundër jetës së vet. Në thelb, është pafuqi bërtitëse: vrasësi nuk e përballon dot jetën, por nuk përballon dot as vdekjen. Ndaj kërkon ta shoqërojë edhe dikush tjetër. Si rregull, karaktere të tilla janë të paaftë të përballen me stresin dhe me opinionin.
Nuk gjejnë dot identitetin e tyre ndaj atashohen me tjetrën. Ndarja prej saj u ngjan si fund i ekzistencës vetjake, si zhbërje identitare. Krimineli që kryen vrasje pastaj ia heq edhe vetes, konkludojnë kërkimet psikologjike, ka përgjithësisht person alitet narcistik, nuk i reziston stresit, bie në depresion. Për të gjetur pak dritë në këtë tunel të errët jo rrallë përdor lëndë narkotike ose alkool dhe priret t’i ikë vetëkontrollit. Me një fjalë, karakter i dobët.
3. Duket se edhe ekzekutuesit shqiptarë të krimit “vrasje – vetëvrasje” kanë po këtë profil psikologjik. Nëse duam të gjejmë diçka mirëfilli shqiptare, duhet t’i ikim rrafshit të psikologjisë e të vijmë në rrafshin e kulturës. Te ne mungojnë kërkimet për këtë lloj krimi, megjithatë, mund të thuash se vrasjet në përgjithësi i kemi disi të favorizura. Shpesh vret vëllai vëllanë për një copë tokë, fqinji fqinjin për një gardh, burri gruan pse nuk i hapi dritaren, babai vajzën pse i ktheu fjalën etj., etj..
Vrasje ndodhin kudo, por motivet vështirë se mund të jenë kaq banale. Ia marrim jetën tjetrit për hiçmosgjë. Kjo lehtësi për të vrarë duket se është favorizuar nga dobësia e shtetit dhe fuqizimi i vetëgjyqësisë, kriza e vlerave, ndikimi sipërfaqësor i feve etj.. Vetëkuptohet që kjo klimë favorizon edhe krimin “vrasje – vetëvrasje”. Maskilizmi është një dukuri tjetër kulturore që favorizon krimin “vrasje – vetëvrasje”, madje e favorizon drejtpërdrejt. Ndihesh keq kur në “Facebook”-un e 31-vjeçarit që vrau gjimnazisten këtë javë, gjen jo një, por disa komente të tipit: të lumtë dora, mirë ia bëre, por s’kishe pse vrisje veten.
Para dy vjetësh, një biznesmen fierak vrau një vajzë që kërkonte të ndërpriste një lidhje dashurie dhe pastaj vrau edhe veten. Kufomën e vajzës e përcollën vetëm familjarët, kurse atë të biznesmenit e përcollën qindra vetë. Mentaliteti maskilist dënoi vajzën e gjorë, por favorizoi biznesmenin, megjithëse ishte ai personi që mbartte thuajse të gjitha fajet: e konceptonte vajzën si pronë, ishte i martuar e mbante lidhje jashtëmartesore, kishte kryer krimin e dyfishtë etj..
Kjo frymë e theksuar maskiliste të sjell ndër mend se segmente të tëra të shoqërisë sonë kanë një strukturim skizofrenik: mënyrën e jetesës, veshjet, makinat etj. i kanë bashkëkohore, por thellë vetes ruajnë patriarkalin e dikurshëm me mustaqe, qeleshe e mendje të mykur. Vetëkuptohet se strukturime të tilla skizofrenike kanë sjellë e do vazhdojnë të sjellin akte të çekuilibruara dhe vështirë të shpjegueshme, siç është dhe krimi “vrasje – vetëvrasje”, që po shfaqet pak si dendur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën