LAJMI I FUNDIT:

Krijohet çifti i parë jashtë Big Brother VIP? Sheila dhe Kledi nxitin spekulimet përmes një fotografie të përbashkët në Instagram

Krijohet çifti i parë jashtë Big Brother VIP? Sheila dhe Kledi nxitin spekulimet përmes një fotografie të përbashkët në Instagram
Foto: Sheila Haxhiraj/Instagram

Ka tash e sa javë që në mediat rozë komentohet një afrimitet i ish-banorëve të Big Brother VIP, Sheila Haxhiraj dhe Kledi Hysa.

Këngëtarja dhe modeli i njohur kishin një rrugëtim jo edhe shumë të gjatë brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por që gjëra të bukura mesa duket i kanë pritur jashtë dyshen.


Ka qenë së fundmi Sheila ajo e cila ka dhënë indikacione se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi.

Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP

Këngëtarja ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët, ku shihet buzë plazhit nën përqafimin e Kledit.

Komente të shumta kanë vërshuar nga ndjekësit përbri kësaj fotografie, me shumë prej tyre që i kanë përgëzuar dhe uruar si çift.

View this post on Instagram

A post shared by SHEILA (@sheilahaxhiraj)

Sheila është deklaruar si beqare brenda shtëpisë së BBV, ndërsa Kledi përkundër se u përfol se kishte një lidhje jashtë shtëpisë, ai nuk e ndjek më në rrjetet sociale ish-të dashurën e tij austriake.

Një tjetër detaj që gjithashtu ka shuar dyshimet se Sheila dhe Kledi mund të jenë tashmë çift, është edhe një tjetër fotografi e publikuar para disa dite nga Sheila, ku tregonte se e ka pirë kafen e parë të 2022-s me Kledin.

Kledi dhe Sheila jashtë BBV (Foto: Instagram)

Ndërkohë, zyrtarisht nga Big Brother VIP janë krijuar tri çifte: Donald dhe Beatrix, DJ PM dhe Sarah dhe DJ Dagz dhe Einxhel. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori