LAJMI I FUNDIT:

Kreu i KOK-ut zhvilloi takim me presidentin e Komitetit Olimpik të Kroacisë

Kreu i KOK-ut zhvilloi takim me presidentin e Komitetit Olimpik të Kroacisë
(Foto: Facebook/KOK)

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, është takuar sot (e mërkurë) me presidentin e Komitetit Olimpik të Kroacisë, Zlatko Matesa, takim ky që është mbajtur në Poreç të Kroacisë.

Të pranishëm në drekën e përbashkët ishin edhe kryetari i Federatës Botërore (WKF) dhe Evropiane (EKF) të Karatesë, Antonio Espinos, kryetari i Federatës së Karatesë së Kroacisë, Davor Cipek, i zgjedhur së fundi sekretar i përgjithshëm i EKF-së, si dhe këshilltari i presidentit Krasniqi, Besim Aliti.


Presidenti Matesha përgëzoi presidentin Krasniqi për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut, duke i uruar suksese dhe mbarësi gjatë ciklit olimpik 2021 – 2024.

Gjatë takimit u bisedua për çështje të ndryshme në promovimin e vlerave olimpike në të dyja vendet mike, me ç’rast të dy presidentët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e lartë për të bashkëpunuar në forma të ndryshme.

Po ashtu, të dyja palët u pajtuan që në të ardhmen e afërt të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi mes dy Komiteteve.

Presidenti Krasniqi, që është edhe kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, u urua edhe nga i pari i karatesë në botë, Espinos, i cili një ditë më parë në Kongresin e EKF-së, theksoi para të pranishmëve se për komunitetin e karatesë është nderë që një kryetar i Federatës së Karatesë është emëruar në krye të një Komiteti Olimpik Kombëtar, duke veçuar rastin e tillë si të parin në botë.

Presidenti Krasniqi dhe këshilltari Aliti uruan edhe sekretarin Cipek për pozitën e re në Federatën Evropiane të Karatesë.

I pari i KOK-ut ndodhet në Poreç, ku po zhvillohet Kampionati Evropian i karatesë, në të cilin Kombëtarja e Kosovës po paraqitet me 14 karateistë.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori