LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FSHF-së dhe FFM-së me telegrame urimi për gjashtëvjetorin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA

Krerët e FSHF-së dhe FFM-së me telegrame urimi për gjashtëvjetorin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA
(Foto: ffk-kosova.com)

Me rastin e përvjetorit të gjashtë të anëtarësimit të Kosovës në UEFA, kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka marrë telegrame urimi nga homologët e tij në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.


Telegrami i presidentit të FSHF-së, Armand Duka

Drejtuar: z. Agim Ademi, Kryetar


Federatës së Futbollit të Kosovës

I dashur President,

I dashur miku im Agim,

Më lejoni që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit por edhe timin personal t’i shpreh urimet më sinqerta FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë në këtë përvjetor historik për futbollin kosovar.

Ndihem krenar për kontributin që Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë në procesin e njohjes ndërkombëtare të FFK-së dhe jam i bindur që bashkëpunimi me vëllezërit tanë të Kosovës do të vazhdojë me projekte të rëndësishme për zhvillimin e futbollit.

Mirënjohje përjetë edhe për ish-presidentin e ndjerë të FFK-së, legjendën Fadil Vokrri, i cili ka dhënë një kontribut historik për anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

Urime Kosovë, gëzuar përvjetorin!

Juaji sinqerisht,

Armand Duka, president i FSHF-së


Sot 6 vjet nga anëtarësimi në UEFA: Agim Ademi vlerëson të gjithë kontribuuesit
Lexo po ashtu Sot 6 vjet nga anëtarësimi në UEFA: Agim Ademi vlerëson të gjithë kontribuuesit

Telegrami i presidentit të FFM-së, Muamed Sejdini

(Foto: ffk-kosova.com)

Drejtuar: Federatës së Futbollit të Kosovës,

Komitetit Ekzekutiv të FFK-së,

Presidentit, z. Agim Ademi

Kosova me katër klube në përfaqësimin në eliminatoret për Kupat e Evropës. Për më shumë, ndryshe nga vitet paraprake kur ishin pjesë e fazës paraeliminatore, klubet kosovare tashmë kërcejnë në nivel tjetër dhe do të jenë pjesë e raundeve kualifikuese drejt fazës së grupeve. Është ky një prej lajmeve më të rëndësishme që ka mundur të merr vendi juaj tashmë kur bëhen gjashtë vite nga pranimi i FFK-së si anëtare e plotfuqishme e UEFA-së.

Saktë gjashtë vite më parë shtëpia e futbollit Evropian hapi dyert e institucionalizimit të futbollit të Kosovës dhe në kaq pak vite ju duhet të jeni krenarë për hapat e rëndësishëm që keni bërë përpara. E nisur nga presidenti i ndjerë Fadil Vokrri, e duke vazhduar nga krahu e tij i djathtë, Agim Ademi, president aktual, Federata e Futbollit të Kosovës ka treguar impenjim admirues dhe përkushtim shembullor për avancimin e këtij sporti. Dhe jo vetëm federata, por edhe klubet, sponsorët, mediat dhe gjithë përbërësit e garës janë meritorë për ngritjen e futbollit kosovar.

Nëse gjashtë vite më parë ishit të posa-institucionalizuar e kushtimisht thënë fillestarë, sot pas gjashtë viteve jeni vend serioz, me një ekip përfaqësues të respektuar nga të gjithë, me klube që vitin paraprak treguan cilësi e dinjitet në përfaqësimin evropian dhe me nivel e vendosmëri për t’u përmirësuar akoma më shumë në të ardhmen.

FFK dhe Komiteti Ekzekutiv në krye me presidentin Agim Ademi prezantuan një strategji të qartë për periudhën që pason, ku mes tjerash vëmendje e veçantë po i kushtohet përmirësimit të infrastrukturës. Kjo do të bëjë ndikim të madh në krijimin e një imazhi tjetër të futbollit tuaj, paralel me krijimin e kushteve më të mira për punë. Këto janë parakushte për të ardhme të suksesshme dhe Kosova duket se gëzimet e vërteta në futboll i pret në periudhën që pason.

Me këtë rast, duke ju dëshiruar shumë suksese në të ardhmen, në emrin tim personal, në emër të Këshillit Drejtues të FFM-së, në emër të federatës dhe gjithë komunitetit të futbollit në vendin tonë, ju uroj 6 vjetorin e pranimit si anëtare e plotfuqishme e UEFA-së.

Me respekt, Muamed Sejdini,
President i Federatës së Futbollit të Maqedonisë


Data 3 maj i vitit 2016 hyri në analet e historisë së sportit kosovar, kur përfundimisht Kosova theu izolimin prej dy dekadash e gjysmë, duke u bërë pjesë e familjes evropiane të futbollit.

Me 28 vota të delegatëve në Kongresin e UEFA-s në Budapest që ishin pro anëtarësimit të FFK-së, 24 kundër dhe 2 abstenime, Kosova u bë anëtarja e 55-të e kësaj organizate. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

Bundesliga
Kalo në kategori