LAJMI I FUNDIT:

KREJT ÇKA DUHET TË DINI PËR ADOLPH EICHMANNIN

KREJT ÇKA DUHET TË DINI PËR ADOLPH EICHMANNIN

Nga: Leonard Cohen
Përktheu: Agron Shala

SYTË: Mesatarë
FLOKËT: Mesatare
PESHA: Mesatare
GJATËSIA: Mesatare
TIPARE DALLUESE: Asnjë
NUMRI I GISHTAVE TË DORËS: Dhjetë
NUMRI I GISHTAVE TË KËMBËS: Dhjetë
INTELIGJENCA: Mesatare
Pse, çka pritët?
Kthetra?
Dhëmbë të stërmëdhenj para?
Jargë të gjelbra?
Tërbim?