LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Thaçi duhet ta vizitojë Luginën

Krasniqi: Thaçi duhet ta vizitojë Luginën

Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke folur nëse zyrtarët shtetërorë kosovarë, respektivisht presidenti Hashim Thaçi, duhet të vizitojë Luginën e Preshevës, pas vizitës së Vuçiq në Kosovë, ka thënë se ato vizita do të ishin pozitive dhe se Serbia duhet t’i pranojë vizitat e zyrtarëve të lartë, sikurse që ka bërë Kosova.

“Këto vizita duhet të shërbejnë për dërgimin e mesazheve të paqes, të bashkëjetesës në mes komuniteteve dhe jo të provokimeve apo eskalimit të tensioneve. Zyrtarët e lartë shtetëror të Serbisë duhet ta kuptojnë që po vizitojnë shtetin e Kosovës dhe sjelljet e tyre të jenë në përputhje me sovranitetin shtetëror të Kosovës”, ka thënë Krasniqi për KosovaPress.


Duke komentuar edhe pretendimet e Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën në kuadër të korrigjimit të kufijve që po proklamon si mundësi, Krasniqi tha se të drejtat e komunitetit shqiptar që Luginën e Preshevës duhet të kishin qenë temë e dialogut qe nga fillimi i këtij procesi ku duhet të kërkohej reciprocitet i ofrimit dhe garantimit të të drejtave të njëjta me komunitetin serb në Kosovë.

“Nëse flitet për rregullime territoriale atëherë futen në lojë negocimet për ndryshime territoriale. Duhet theksuar që ka mungesë transparencë të theksuar se për çfarë po diskutohet në këtë proces”, ka thënë jeta Krasniqi nga KDI. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori