LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për dialogun në Bruksel: Kurti pasi e ka kuptuar se ka gabuar, ka vendosur të bëjë hapa mbrapa – kjo i kushton Kosovës

Krasniqi për dialogun në Bruksel: Kurti pasi e ka kuptuar se ka gabuar, ka vendosur të bëjë hapa mbrapa – kjo i kushton Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar për zhvillimet e ditës së sotme në Bruksel.

Krasniqi thotë se Kurti e ka pasur të qartë se me dy marrëveshjet paraprake, Bruksel dhe Ohër, ai ka hequr dorë nga njohja e ndërsjellë.

“Atë që ia kemi thënë shumë herë Kryeministrit Kurti, ai tek sot e paska kuptuar. Me 27 shkurt në Bruksel dhe 18 mars në Ohër, Kryeministri Kurti ka pranuar një marrëveshje dhe një aneks të zbatimit të saj, përmes së cilave ka hequr dorë nga njohja e ndërsjellë, ndërsa ka vendosur asociacionin dhe autominë politike për serbët në qendër të dialogut.”

Krasniqi thotë se Kurti vet e ka futur Kosovën në këtë situatë.

“Në këtë situatë – të qëndrimit refuzues si pasojë e pranimit paraprak, Kryeministri Kurti e ka futur veten vet. Askush nuk e ka detyruar të pranoj marrëveshjen dhe aneksin e saj të zbatimit, nëse ka qenë i bindur se ato janë të dëmshme”, Ka shkruar Krasniqi.

I pari i PDK-së lidhur është shprehur se pasi e ka kuptuar gabimin, Kurti ka vendosur të bëjë lojëra fjalësh dhe hapa mbrapa, derisa ka konsideruar se ky qëndrim do t’i kushtojë Kosovës.

“Tash, pasi e ka kuptuar se ka gabuar, ka vendosur të bëjë lojëra fjalësh dhe hapa mbrapa. Fatkeqësisht, ky ndryshim i qëndrimit nuk do t’i kushtojë atij, por Kosovës. Kosova dhe qytetarët e saj nuk i kanë borxh asgjë Kryeministrit Kurti – aq më pak sanksionet të cilat tashmë po i vuajmë dhe të tjera që janë paralajmëruar”, tha Krasniqi.

Kurti: Për mua tash është e qartë, kushtëzimi i Serbisë është shndërruar në qëndrim të ndërmjetësit Lajçak
Lexo po ashtu Kurti: Për mua tash është e qartë, kushtëzimi i Serbisë është shndërruar në qëndrim të ndërmjetësit Lajçak

Ai është shprehur se Serbia ka qenë gjithmonë destruktive, por sot për shkak të Kurtit sipas tij, Kosova është vënë në thumb të kritikës ndërkombëtare dhe Serbia po lirohet nga presioni.

“Një gjë është e qartë: Serbia gjithmonë ka qenë destruktive, duke sulmuar jo vetëm shtetin e Kosovës, por edhe aleatët tanë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj nesh. Por sot, për fatin tonë të keq, me këtë Kryeministër është Kosova ajo që po vihet në thumb të kritikës ndërkombëtare, derisa Serbia po lirohet nga presioni. Faktet janë këto, ndërsa deklaratat e Kryeministrit Kurti janë vetëm arsyetime.”, tha Krasniqi.

Krasniqi i ka quajtur “çmenduri” ato që ai iu referohet si “thirrje populliste për t’u bashkuar kundër perëndimit dhe botës demokratike në një shtet që ka synim integrimin euro-atlantik.”

“Thirrjet populiste për t’u bashkuar kundër perëndimit dhe botës demokratike në një shtet që ka synim integrimin euro-atlantik janë çmenduri e llojit të vet. Qytetarëve dhe shtetit tonë nuk i duhet e nuk i ndihmon ky kurs i konfrontimit me aleatët strategjikë. Sot, para se gjithash, Kosova ka nevojë për një Qeveri tjetër – kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme, e cila e rikthen vendin në kursin e nevojshëm të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik.”, tha Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori