LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Nismës po i ikin njerëzit fshehurazi (Video)

Krasniqi: Nismës po i ikin njerëzit fshehurazi (Video)

Kundërshtimi i fuqishëm i Demarkacionit me Malin e Zi, duhet të vazhdojë, sepse Kosova nuk ka tokë për të falur. Është e pakuptimtë tërë kjo luftë që po bëhet mes partive opozitare, pasi opozita në vend që të merret me njëra-tjetren, do të duhej të merrej me ata që po qeverisin keq, që i kanë kapur institucionet dhe kanë bërë që krimi dhe korrupsioni të lulëzojë. Kështu tha në një intervistë për KosovaPress Jakup Krasniqi, sipas të cilit në situatën në të cilën gjendet vendi, zgjedhjet janë të domosdoshme.

Ndërsa, e quan të padrejtë kërkesen për ratifikimin e demaracionit, si kriter për liberalizim të vizave, pasi që një gjë e tillë, nuk është kërkuar në asnjë vend të rajonit, i cili është integruar në BE. Kjo dyshon se është bërë nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa.


“Është diçka që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër dhe duke u nisur nga kjo, unë dyshoj se janë krerët e koalicionit, presidenti dhe kryeministri, ata që kanë kërkuar dhe e kanë lidhur demarkacionin e kufirit me liberalizimin e vizave. Unë mendoj që Mali i Zi, e ka liberalizimin e vizave dhe e ka marr ë pa e bërë demarkacionin e kufirit me Kosovën dhe Bosnjën. Ai nuk e ka ende të shënuar kufirin me Kroacinë. Gjithashtu, edhe Bosnja ka marrë liberalizimin e vizave pa bërë shënimin e kufirit me vendet fqinje. Unë konsideroj që kjo kërkesë, ka ardhur nga krerët tanë, për mua vërtetë është e dyshimtë”, thotë Krasniqi.

Krasniqi thotë se opozita do të vazhdojë ta kundërshtoj fuqishëm, ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Ai shtoi se Kosova nuk ka tokë për të bërë pazare dhe për ta falur, madje sipas tij, kjo gjë nuk duhet të lejohet edhe nëse do ta pengojë vërtetë liberalizimin e vizave.

“Partitë opozitare duhet vërtetë ta vazhdojnë rezistencën e tyre, në këto çështje ashtu siç e kanë përdorur deri më tani, do të thotë duhet t’i përdorim të gjitha mjetet për të penguar edhe demarkacionin e kufi rit me Malin e Zi, edhe Zajednicën, por edhe marrëveshjet tjera të dëmshme…Liberalizimi i vizave mund të shtyhet por qytetarët e Kosovës nuk kanë tokë për të falur”, tha ai.

Kurse, deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në adresë të tij dhe Nismës, sipas të cilave Nisma do të shuhet dhe do t’i bashkohet PDK-së, i quan të papjekura dhe jo serioze.

“Cilat janë arsyet që ne ta kemi një parti opozitare për të shkuar në partinë që e kemi themeluar vet. Ne po të dëshironim të shkonim në PDK, do të shkonim në rrugën me të shkurtë, me shumë fije kemi të lidhura me njerëzit e PDK-së, se cilëndo parti tjetër në Kosovë. Vërtetë janë deklarata të pamenduara mirë, të papjekura dhe për mua nuk janë as serioze”, tha ai.

Ai madje e quan të pakuptimtë tërë këtë luftë që po bëhet mes partive opozitare. Ndërsa thotë se opozita ka punë me të mençura, se sa të merren mes vete. Madje thotë se Kosova s’ka fare opozitë, pasi që numrat e opozitës nuk i hyjnë në punë koalicionit qeverisës.

“Për mua janë të pakuptimta. Ne si parti opozitare jemi të gjitha numerikisht të vogla, bile nuk jemi as në pozitë, qoftë dhe një votë e deputeteve të opozitës t’i duhet koalicionit qeverisës. Mund të them që Kosova nuk ka opozitë, pasi që numrat e opozitës nuk i hyjnë në punë koalicionit qeverisës. Për mua është e pakuptimit kjo luftë që bëhet mes partive politike të opozitës, unë jam i bindur që lufta e opozitës duhet të orientohet ndaj atyre, që kanë bërë marrëveshje të këqija, ndaj atyre që kanë penguar sundimin e ligjit, ndaj atyre që po qeverisin keq, që krimi dhe korrupsioni ka lulëzuar, nga a ta që i kanë kapur institucionet e pavarura të shtetit, e mbi të gjitha e kanë kapur sistemin e drejtësisë. Unë mendoj që opozita ka shumë pune më të meqme të merret me koalicionin qeverisës, se sa të merret mes vete”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi po ashtu kërkon edhe nga deputeti i VV-së, i cili në ditën kur u diskutua në Kuvend, marrëveshja e 19 prillit 2013, ta merr guximin qytetar, guximin njerëzor, mos të frikësohet për të thënë të vërtetën e kërkesës së tij për të ndërhyrë policia. Ai thotë se nuk përmendi emra, por reagimi i bërë tregon që ka qenë kërkesë e atyre që po reagojnë.

“E ka bërë një deputet i VV, dhe unë mendoj se vet reagimi dhe rezistenca pastaj e bërë, nga ata deputet tregon që ka qenë kërkesë e tyre. Por njerëzit kanë të drejtë të mos e pranojnë një kërkesë që ka qenë një telefonatë, është çështje e tyre, por unë kam frikë, jo nga mohimi, por nga mosguximi i deputetit për ta thënë një të vërtetë të madhe. Unë nuk e kisha ndi veten mirë të jem pjesë e një subjekti politik, ku nuk mund ta them një të vërtetë. Rexha nuk e di pse ka reaguar, nuk e kam përmend askund publikisht emrin e Rexhep Selimit, është dashur ndoshta të reagoj VV-ja. A ka qenë marrëveshje e një deputeti me drejtuesit e VV a jo, ata është dashur ta zgjidhin këtë çështje në mesin e tyre.Nuk dua ta them se ndoshta ai ka reaguar vet dhe tani e ka bërë emrin e vet publik, por unë nuk kam përmend as s’dua ta përmend këtë rast emrin e deputetit. Këtë çështje duhet ta diskutojnë ata dhe ta thonë të vërtetën tani si lëvizje, jo si individ”, thotë Krasniqi.

Ai flet edhe për largimet e anëtarëve të Nismës dhe rrireshtimin e tyre në partitë tjera. Ndërsa, thotë se kjo është çështje individuale, por e ke qja është se njerëzit nuk po e thonë të vërtetën, por po ikin fshehurazi.

“Fundi i fundit është njëfar rirreshtimi politik edhe deputetët po i ndërrojnë partitë politike edhe pse janë aty me votat e subjektit politik. Kjo është çështje individuale, por neve na vie keq që njerëzit nuk po e thonë të vërtetën, që njerëzit nuk e kanë marrë mundin që në kryesi ta thonë mendimin e vet… Nuk e kanë pasur sinqeritetin për të treguar në organet e partisë se ne deri sot ishim dhe i njofton organet, arsyet pse po tërhiqen, janë tërhequr fshehurazi, por fundi i fundit, secili njeri ka të drejtë t’i përshfaq karakteret e veta”, thotë Krasniqi.

Ndryshe, sa i përket deklaratës së presidentit Thaçi, që në listat zgjedhore mos të jenë njerëz që janë nën hetime, Krasniqi ka thënë që është vet Thaçi, ai që nuk do të duhej të jetë kryeministër në mandatin e dytë, dhe as president, për shkak se ishte protagonist kryesor raportit të Dick Marty-t, me të cilin ka dëmtuar imazhin e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori