LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kurti vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar

Krasniqi: Kurti vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar të premten se kryeministri Albin Kurti po vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në Granada të Spanjës ku u mbajt samiti i tretë i liderëve të Komunitetit Politik Evropian, shumica absolute e shteteve u përfaqësuan nga kryeministrat e tyre, por jo edhe Republika e Kosovës.


“Kryeministri Kurti që del dhe zhurmon për marrëveshjet ndërkombëtare që s’po mundet t’i miratojë, vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar.

Pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është hera e dytë brenda një muaji që Kryeministri i Kosovës nuk ftohet dhe nuk pranohet në mbledhjet e liderëve botërorë. Dinjitet se jo mahi!”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, Kosova në Granada të Spanjës po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik Rishi Sunak, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Osmani në nisje të këtij samiti u deklarua para mediave ndërkombëtare, duke i njoftuar për situatën në Kosovë dhe sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator.

E pyetur nëse do të ketë takim me presidentin e Serbisë, ajo tha “nuk ka arsye për takim para sanksioneve… sanksione së pari pastaj mund të dialogojmë…”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori