LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi bën homazhe në Prekaz, një ditë pas zgjedhjes kryetar i PDK-së

Krasniqi bën homazhe në Prekaz, një ditë pas zgjedhjes kryetar i PDK-së

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me familjen e tij ka nisur ditën me homazhe e nderime në Kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Me këtë rast, Krasniqi tha se ardhja në Prekaz është e domosdoshme para marrjes së përgjegjësive sepse është një frymëzim shtesë për ta fuqizuar vetëdijen politike.

“Prekazi mbetet udhërrëfyesi ynë sepse ky është vendi ku ka lindur dhe ku ka marrë kuptim liria e Kosovës. Andaj e konsideroj të patejkalueshme dhe të domosdoshme ardhjen në Prekaz para marrjes së çfarëdo përgjegjësie. Pra është edhe nder, obligim, privilegj edhe përgjegjësi që në ditën e parë si kryetar i PDK-së së bashku me familjen time të vij në Prekaz për të marrë një frymëzim shtesë por edhe për të fuqizuar vetëdijen tonë politike për punët të cilat na presin dhe për të marrë një inspirim shtesë nga sakrifica titanike e familjes Jashari”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Ai tha po ashtu se ADN-ja e Partisë Demokratike të Kosovës është Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Unë e kam thënë edhe dje në Konventën e PDK-së që ADN-ja e partisë sonë është UÇK-ja. Lufta dhe sakrifica e mijëra heronjve e çlirimit tonë dhe Adem Jashari është simboli i gjithë kësaj lufte. Kështu që ndjehem i përgjegjshëm ndaj historisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ndaj të gjithë atyre njerëzve që për vite e dekada kanë punuar për ta sjellur partinë tonë deri në këtë fazë dhe për punën që na pret në të ardhmen”, tha Krasniqi.

Krasniqi gjatë ditësh së djeshme u zgjodh në këtë pozitë me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë. Në votim morën pjesë 476 delegatë. Vetëm 7 vota ishin kundër.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori