Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, kishte mbetur paksa prapa në listën e lojtarëve më të paguar në vitet e fundit, mirëpo ai u rikthye në maje pas marrëveshjes mega-milionëshe me Al-Nassr.
37-vjeçari ka rimarrë vendin në listën e futbollistëve më të paguar me mbi 200 milionë euro përfitime vjetore te klubi saudit.
Në tetor të vitit të kaluar, Forbes njoftoi se CR7 kishte rënë në listë dhe se Kylian Mbappe e kishte marrë kreun pas marrëveshjes së tij të re me Paris Saint-Germainin.
(Foto: FIFA)
Voetbal Travel ka analizuar pagat e 33.000 futbollistëve aktivë në më shumë se 200 vende me qëllim që të gjejë lojtarët më të paguar në këtë sport.
Pa konkurrencë në kryes është Cristiano, i ndjekur nga Mbappe dhe Neymar, në pozitat dy dhe tre, respektivisht), kurse Lionel Messi është i katërti në këtë renditje. Kevin De Bruyne është futbollisti më i paguar në Ligën Premier, ndërsa në këtë listë është vetëm i pesti.
(Foto: Getty)
/Telegrafi/