LAJMI I FUNDIT:

KQZ: Janë rinumëruar 299 vendvotime

KQZ: Janë rinumëruar 299 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të 1,407 vendvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri tani janë rinumëruar 299 vendvotime, nga 1,407 vendvotime sa ka urdhëruar PZAP.


“Nga e pasditja e së mërkurës kur ka filluar zbatimi i vendimit të PZAP-it dhe deri të premten në mesnatë janë rinumëruar 299 vendvotime, apo 21.25% e vendvotimeve të parapara për rinumërim”, ka thënë Elezi, për Telegrafin

Ndërsa, koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë të premten se do të rinumërohen vetëm 1 mijë e 407 vendvotime dhe jo 1 mijë e 472 siç është thënë me herët në vendimin e PZAP-it.

Kujtojmë se ky rinumërim vije pas vendimit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cli ka pranuar 53 ankesa të bazuara dhe prej tyre për 52 ankesa Paneli ka vendosur që të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e 1,472 vendvotimeve./Telegrafi/