Kovaçevski sot për vizitë në Bullgari, do të bisedojë për krizën energjetike
Një delegacioni i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të qëndrojë në vizitë pune njëditore në Sofje lidhur me krizën energjetike.
Vizita e punës së Kovaçevskit dhe delegacionit nga departamentet e ekonomisë dhe energjetikës, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, është për t’u ballafaquar me pasojat e krizës botërore energjetike.
Kovaçevski në Sofje shkon nga Beogradi, ku udhëhoqi delegacionin qeveritar në Panairin e Parë Ndërkombëtar të Verës “Vizioni i verës Ballkani i Hapur në Panairin e Beogradit” në kuadër të Samiti të iniciativës Ballkani i Hapur, ku ishte paralajmëruar bashkëpunim me qëllim të sigurimit të sasive të mjaftueshme të rrymës për biznesin dhe qytetarët e rajonit.
Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Nikollaj Millkov dje deklaroi se seriozisht po përgatiten për vizitën e kryeministrit Kovaçevski në Bullgari.
Siç njoftoi AIM, Millkov në intervistë për BNR vlerësoi se marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë shumë dimensione, ato janë të shumëanshme dhe nuk mund të maten me çështjet e furnizimit me energji elektrike nga Bullgaria në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Pritet që të diskutohet për një gamë të gjerë çështjesh dhe të ndërmerren hapa të dukshëm për zgjidhjen e të gjitha çështjeve. Çështjet do të shqyrtohen në varësi të tyre reciproke”, tha Milkov dhe shtoi se kur të vijë një kryeministër nga një shtet fqinj, duhet të shtrohen të gjitha pyetjet që do të ishin me interes për të dyja vendet.
Nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) dje informuan se do të jenë të përfshirë në realizimin e projekteve të dakorduara për përballje me krizën energjetike të cilat do të dalin nga iniciativa Ballkani i Hapur dhe nga format e tjera të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, zbatimi direkt i të cilave në energjetikë do të duhet të rrjedhë përmes SHA EMV.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare