LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Me ribalancin e buxhetit synojmë ta kthejmë ekonominë në nivelin para pandemisë

Kovaçevski: Me ribalancin e buxhetit synojmë ta kthejmë ekonominë në nivelin para pandemisë

Me miratimin e ribalancimit të Buxhetit për vitin 2022 këtë javë që lamë pas, sigurojmë stabilitet ekonomik dhe mbështetje më të madhe financiare për qytetarët dhe kompanitë për këtë vit të krizës, shkruan në Facebook kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Në një vit të mbushur me sfida ekonomike, energjetike dhe shëndetësore, vazhdojmë me kujdes të vërtetë për të gjithë qytetarët dhe fokusohemi në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit”, shkruan kryeministri Kovaçevski.


Ai thekson se me ribalancimin janë parashikuar 76 milionë euro për masat e reja kundër krizës, 32 milionë euro për rritjen e prodhimit të ushqimit vendas, rritje të pagave në arsim dhe përkujdesjes për fëmijët dhe pagesën në kohë të tyre, për rritje të pensioneve nga shtatori për mbi 320 mijë pensionistë, për subvencione për bujqit dhe fonde për projekte zhvillimore.

“Ribalancimi që u përshëndet nga Banka Botërore dhe u prezantua para qytetarëve dhe komunitetit të biznesit, përveç ruajtjes së stabilitetit makroekonomik, ka për qëllim edhe të ndihmojë ekonominë që të kthehet në nivelin para pandemisë”, shton kryeministri Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori