LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski propozon uljen e pagave në ndërmarrjet publike

Kovaçevski propozon uljen e pagave në ndërmarrjet publike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski propozon uljen e pagave në ndërmarrjet publike dhe institucionet që janë mbi mesataren, si një nga mënyrat për uljen e shpenzimeve, në përputhje me Planin e qëndrueshmërisë fiskale që dje është miratuar nga Qeveria për shfrytëzuesit buxhetorë.

“Ka ndërmarrje dhe institucione në të cilat shkaktohet humbje dhe të cilat duhet të mbulohen nga buxheti, prandaj kemi konsideruar që ekipet menaxhuese të atyre vuajtjeve publike duhet të jenë në nivel të lartë të përgjegjësisë dhe duhet të ulin kostot e funksionimit të tyre dhe të rrisin të ardhurat e kompanive që ata drejtojnë.


Një nga mënyrat për uljen e shpenzimeve, ku ka paga shuma e të cilave është më e larta se mesatarja, mendoj se në kushtet e krizave të tilla duhet të zvogëlohen, ndërsa aty ku të ardhurat janë të mëdha, të bëjnë përpjekje për t’i rritur ato”, sqaroi Kovaçevski.

Me Planin për qëndrueshmërinë fiskale dhe Mbështetjen e Rritjes Ekonomike ngarkohen të gjithë përfituesit buxhetorë dhe rekomandohet që njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe ndërmarrjet publike dhe shoqëritë tregtare shtetërore, brenda dy javësh të dorëzojnë planin e plotë të veprimit për konsolidimin të shpenzimeve./Telegrafi/