Kovaçevski: Nuk ka mundësi e as vullnet që dikush nga jashtë të ndërhyjë në procesin e ndryshimeve kushtetuese
“Nuk ka vullnet e as mënyrë që Bullgaria të përfshihet në miratimin e ndryshimeve kushtetuese”. Këtë e tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, pasi dje ministri bullgar për Punë të Jashtme, Nikollaj Millkov, tha se Bullgaria do të dëshironte të ishte pjesë e futjes së bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së.
“Për kërkesën e Bullgarisë në lidhje me pjesëmarrjen e tyre deklaratë ka dhënë ministri i Punëve të Jashtme. Është në përputhje me atë që mendoj dhe kam thënë. Procesi i ndryshimeve kushtetuese është një çështje e brendshme e shtetit, një detyrim që lidhet me negociatat me BE-në”.
“Nuk ka mundësi, asnjë mënyrë, asnjë vullnet politik që dikush nga jashtë të përfshihet në këtë proces”, theksoi Kovaçevski.
Me të njëjtin reagim si ai i Kovaçevskit, më herët kishte dalë edhe MPJ-ja. Gjithashtu edhe presidenti Stevo Pendarovski tha se është e papranueshme që Bullgaria të ndërhyjë në procesin e ndryshimeve kushtetuese./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251