LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Nuk jam i kënaqur nga disa funksionarë të BDI-së

Kovaçevski: Nuk jam i kënaqur nga disa funksionarë të BDI-së

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovçaevski ka deklaruar se nuk është i kënaqur nga disa funksionarë të BDI-së dhe ka përmendur Artan Grubin.

Kovaçevski në duelin televiziv me Hristijan Mickoskin në “Kanal 5”, deklaroi se kur Grubi luajti futboll në kabinetin e tij në Qeveri, qytetarët menduan se funksionarët nuk punojnë asgjë.

“Konsideroj se BDI nuk sillej në mënyrën që duhej, gjegjësisht funksionarë të caktuar në Qeveri. Por, duhet të them se disa përfaqësues të asaj partie punuan pa ndalë për masat antikrizë. Nuk mund të them se Fatmir Besimi nuk ka punuar natë e ditë me Bytyqin dhe me Trençevskën në masat antikrizë.

Por, nga ana tjetër, kur Artan Grubi luajti futboll në zyrë, atëherë populli mendoi se ata asgjë nuk bëjnë. Gjithashtu dua të potencoj se jam i kënaqur nga ministri Azir Aliu. Bëhet fjalë për profesionist të lartë, i cili i ka përgatitur reformat ligjore në administratën publike të cilat janë dorëzuar në Kuvend”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski gjithashtu tha se presidenti Stevo Pendarovski ka kapacitet për të fituar.

“Në LSDM jemi të bindur se do ta fitojmë besimin e qytetarëve për të formuar qeverinë e ardhshme pro-evropiane të Maqedonisë dhe Stevo Pendarovski do të rizgjidhet president i vendit, sepse kemi vizion shumë të qartë dhe një plan shumë i qartë për të ardhmen evropiane të vendit, i cili bazohet në vendime të guximshme dhe një vizion të qartë dhe një plan të qartë se si të bëhet”, tha Kovaçevski i pyetur nga gazetari se çfarë presidenti i duhet vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Ish-politikani zviceran që jetoi me vuajtjet e kosovarëve gjatë vitit 1999

Ish-politikani zviceran që jetoi me vuajtjet e kosovarëve gjatë vitit 1999

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga

Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga

Lajme
Kalo në kategori