LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut i ka nisur bisedimet me BE-në, gjuha maqedonase është e ruajtur

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut i ka nisur bisedimet me BE-në, gjuha maqedonase është e ruajtur

“Kuvendi ka marrë vendim që ky shtet të vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane. Në atë vendim morën pjesë deputetë të partive politike që përfaqësonin shumicën e qytetarëve në vend. Ky vend do të shkojë në rrugën e integrimeve evropiane”.

Këtë e tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend. Kovaçevski deklaroi se para mbajtjes së asaj seance, në bazë të së cilës janë organizuar protestat, janë thënë gënjeshtra nga një pjesë e opozitës.


“Së pari, Republika e Maqedonisë së Veriut mbajti konferencën e parë ndërqeveritare. Së dyti, gjuha maqedonase është e pastër në kornizën e negociatave – të gjithë ata 68 deputetë ngritën dorën për të parë më në fund gjuhën maqedonase në BE. Së treti, në lidhje me politikën tuaj që keni bërë këtu duke djegur, duke përhapur gënjeshtra – nuk duket si një parti Demokristiane. Ajo që pamë këtu, çfarë fjalësh i drejtove kryetarit të KE-së, duhet të keni turp për atë që keni bërë”, tha kryeministri Kovaçevski duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës maqedonase.

Ai iu përgjigj edhe kërkesës për referendum.

“Politika që ju drejtoni për të mbrojtur interesat e vendeve të treta në këtë vend është gjëja më shkatërruese që dikush mund t’ua bëjë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ju keni një problem. Ju nuk e dini se çfarë pyetje referendumi dëshironi”, tha kryeministri Kovacevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori