LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski-Bjerde: Rritja e mbështetjes financiare nga Banka Botërore është rezultat i partneritetit tonë të gjatë

Kovaçevski-Bjerde: Rritja e mbështetjes financiare nga Banka Botërore është rezultat i partneritetit tonë të gjatë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në New York ka mbajtur një takim të rëndësishëm me drejtoreshën operative ekzekutive të Bankës Botërore, Anna Bjerde, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Në takim, theksojnë nga atje, u përshëndet partneriteti 30-vjeçar i Maqedonisë së Veriut me Grupin e Bankës Botërore, i përkthyer në mbështetje financiare dhe teknike që pashmangshmërisht ka një kontribut të madh në segmente të rëndësishme të shoqërisë dhe ekonomisë sonë.


“U diskutua për realizimin e portofolit aktual të projekteve dhe asistencës teknike në vlerën rreth 400 milionë USD.

Vëmendje e veçantë iu kushtua bisedave për përgatitjen e Kornizës së re të Partneritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bankën Botërore në drejtim të rritjes së ndjeshme të mbështetjes financiare për vendin tonë, pothuajse dyfish më i lartë se më parë.

Bashkëpunimi i ardhshëm përfaqëson vazhdimësinë e reformave të mëparshme strukturore dhe investimeve të rëndësishme në fushën e infrastrukturës, kapitalit njerëzor, mjedisit, energjisë, konkurrencës dhe mjedisit të biznesit. E gjithë kjo, siç u vlerësua bashkërisht në takim, është një konfirmim i mbështetjes që vjen nga një partner serioz dhe dërgon një mesazh të fortë për partnerët dhe investitorët ndërkombëtarë”, thonë nga Qeveria.

Nga atje shtojnë se në periudhën e ardhshme pritet mbështetje direkte buxhetore nga Banka Botërore për zbatimin e reformave të rëndësishme, rezultati përfundimtar i të cilave do të jetë krijimi i një ekonomie elastike dhe të gjelbër, përmes rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori