LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian bëhet bionde, merr vëmendje me ndryshimin e ri në dukje

Kourtney Kardashian bëhet bionde, merr vëmendje me ndryshimin e ri në dukje

Ylli i “The Kardashians”, Kourtney Kardashian, ka befasuar së fundmi me ndryshimin në pamje.

Ajo përmes disa postimeve që ka shpërndarë në rrjete sociale ka zbuluar se është bërë bionde.


Themeluesja e “Poosh” mori vëmendje gjithashtu me paraqitjet provokuese në një korse lëkure.

43-vjeçarja e kompletoi dukjen me një grim me nuanca ngjyrë kafe dhe një gjerdan argjendi.

Travis Barker bën tatuazh sytë e Kourtney Kardashianit
Lexo po ashtu Travis Barker bën tatuazh sytë e Kourtney Kardashianit

Shumë fansa, miq e ndjekës e komplimentuan Kourtney për transformimin e ri të flokëve.

E njëjta më tej ndau edhe disa fotografi të saj kur ishte 17 vjeçe, kur kishte flokët e bardha.

Ajo nuk është se flitet shpesh për ndryshime, duke qenë se i ka qëndruar besnike stilit të saj që shumë vite. /Telegrafi/