LAJMI I FUNDIT:

“Kosovarët më kanë penalizuar”, Vesa Smolica thotë se është zhgënjyer me Alma Bektashin dhe Florent Boshnjakun për vlerësimin në Festivalin e RTSh-së

“Kosovarët më kanë penalizuar”, Vesa Smolica thotë se është zhgënjyer me Alma Bektashin dhe Florent Boshnjakun për vlerësimin në Festivalin e RTSh-së

Këngëtarja e njohur Vesa Smolica ka qenë e ftuara e radhës në “Shok Podcast” me Fisnik Junikun, ku ka folur për rrugëtimin e saj muzikor dhe përvojën në talent show-t shqiptare.

Gjatë bisedës, moderatori e pyeti nëse ndonjëherë i ishte sugjeruar të deklaronte më shpesh se është nga Kosova. Në përgjigjen e saj, Vesa theksoi se nuk e kishte ndjerë një nevojë të tillë dhe se gjithmonë është vlerësuar nga juritë, pavarësisht origjinës.

“Në atë festival (Festivalin e RTSh-së) kanë qenë dy kosovarë në juri, nëse do të donin, do të më kishin ngritur më lart. Alma Bektashi, e cila ka qenë edhe mentorja ime në ‘The Voice’, më dha vendin e katërt. Po të më kishte dhënë të dytin, unë do të isha renditur e para. Ndërsa Florent Boshnjaku më dha vendin e tretë”, tha këngëtarja nga Gjakova.


Ajo shtoi se, ndonëse nuk është renditur ndonjëherë e para në garat ku ka marrë pjesë, në Shqipëri i janë hapur dyert dhe është bërë një emër i njohur në skenën muzikore. “Ata më kanë dhënë mundësi, më kanë brenduar si Vesa Smolica, edhe pse asnjëherë nuk më kanë dhënë vendin e parë. Megjithatë, gjithmonë kam prekur finalet dhe kam qenë në top tre apo top dy”, tha ajo.

@shokpodcast Vesa : Kosovaret me kan penalizu 😳 #fyp #foryou #viralvideos #fisjuniku #trendin #podcasts #shokpodcast #talkshow #kosova #prishtina #foru #realtalk #viral_video #perty #pert #viralvideotiktok #rtsh #eurovision #florentboshnjaku #vesasmolica #almabektashi #musica ♬ original sound – ShokPodcast

Këngëtarja e hitit “A po gëzohesh” la të kuptohet se në garat muzikore, vlerësimi është gjithmonë subjektiv dhe se shijet ndryshojnë. Ajo shtoi se e vlerëson përvojën e saj dhe është mirënjohëse për mundësitë që i janë dhënë, pavarësisht klasifikimeve.

Ky rrëfim i Vesës në “Shok Podcast” ka ngjallur interes të madh te publiku, veçanërisht mes ndjekësve të muzikës në Kosovë dhe Shqipëri, duke rikthyer diskutimin mbi mënyrën se si vlerësohen artistët në skenën shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Magazina

"Jam e dashuruar, por nuk e kam takuar akoma" - Loredana tregon vendimin që ka marrë për Jozin

Magazina
Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Magazina
Pritje e ekzagjeruar për Gjestin në koncertin e parë pas daljes, fituesi i BBVA për pak sa nuk digjet nga fishekzjarret në skenë

Pritje e ekzagjeruar për Gjestin në koncertin e parë pas daljes, fituesi i BBVA për pak sa nuk digjet nga fishekzjarret në skenë

Magazina
Margot Robbie shfaqet me stil në Brisbane, me bashkëshortin dhe djalin e tyre të porsalindur

Margot Robbie shfaqet me stil në Brisbane, me bashkëshortin dhe djalin e tyre të porsalindur

Magazina
Justin Bieber i kundërpërgjigjet thashethemeve për martesën, në një postim në Instagram

Justin Bieber i kundërpërgjigjet thashethemeve për martesën, në një postim në Instagram

Magazina
Kalo në kategori