LAJMI I FUNDIT:

Kosova U21 nis përgatitjet për sfidën me Andorrën

Kosova U21 nis përgatitjet për sfidën me Andorrën

Kosova U21 i ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, që do ta zhvillojë më 8 qershor kundër Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Përzgjedhësi Michael Nees së bashku me ndihmësit e tij, Bekim Isufi, Alan Clark dhe Naser Prapashtica e kanë nisur punën me Dardanët e rinj, të martën, në Kampin Edukativ Nacional të FFK-së në Hajvali.


Në stërvitjen e parë ishin 21 prej 31 futbollistëve sa janë të përfshirë në listën e zgjeruar të përzgjedhësit Nees.

Pjesa tjetër e futbollistëve do t’i bashkohen ekipit në ditët e ardhshme pasi t’i kryejnë obligimet me klubet e tyre, derisa më pas lista e futbollistëve do të reduktohet në 24, e të cilët do t’i vazhdojnë përgatitjet intensive për duelin me Andorrën.

Disa prej futbollistëve janë për herë të parë pjesë e Kosovës U21, prandaj ky grumbullim do t’ua mundësojë atyre që të ambientohen me grupin dhe ta njohin më mirë njëri-tjetrin.

Stërvitjen e radhës Kosova U21 do ta zhvillojë nesër në orën 11:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori