LAJMI I FUNDIT:

Kosova U17 mposhtet me rezultat të thellë nga Anglia

Kosova U17 mposhtet me rezultat të thellë nga Anglia

Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë në kuadër të grupit 9-të të turneut kualifikues për Kampionatin Evropian “Qipro 2024″. Dardanët u mposhtën nga Kombëtarja e Anglisë, me rezultat 5:0, në stadiumin ‘Ivan Laljak-Ivić’ në Zagreb.

Kosova e nisi ndeshjen me këtë formacion: Paloka, Dakaj, H. Krasniqi, Salihu, Haziri, E. Krasniqi, Ismajli, Haxhiu, Jerlija, Selimi, Rexhepi.  Të përzgjedhurit e Arbnor Morinës, nuk e patën aspak të lehtë përballë një kombëtareje shumë të fortë siç është Anglia, prandaj edhe rezultati ishte aq i thellë.


Dardanët pësuan herët,  kur në minutën e 16-të realizoi Jesse Derry. Vetëm tetë minuta më vonë, i njëjti futbollist, atakoi sërish portën e Kosovës, duke realizuar golin e dytë dhe duke bërë që pjesa e parë të përmbyllet 2:0.

Në fillim të pjesës së dytë, përzgjedhësi Morina bëri dy zëvendësime, futi në lojë Arti Morinajn dhe Leart Bekollin në vend të Hektor Krasniqit dhe Diar Rexhepit, të cilët nuk arritën të ndryshojnë rrjedhën e lojës, pasiqë menjëherë në minutën 46-të, Anglia shënoi për 3:0 përmes qendërsulmuesit Collum Olusesi. Ai e gjeti rrugën e golit edhe në minutën e 63-të për shifrat 4:0.

Në minutën 68-të, Arbnor Morina vendosi të zëvendësonte Fation Haxhiun dhe Floni Selimin me Edor Hajdinin dhe Skifter Mustafajn. Pavarësisht ndryshimeve në formacion, ishte e pamundur të ndërronte edhe rezultati.

Anglia vazhdoi edhe më të tej të mos e lë të qetë portën e Kosovës, duke shënuar sërish. Rezultatin përfundimtar e vendosi Luca Fletcher, në minutën e 73-të. Në çerekun e fundit të lojës, Morina i dha hapësirë për lojë edhe Dior Ilazit në vend të Engjëll Krasniqit.

Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon më 9 nëntor kundër Ishujve Faroe, e cila po ashtu ka pësuar humbje të thella në dy ndeshjet e para. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori