LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-16 me fitore bindëse ndaj Maltës

Kosova U-16 me fitore bindëse ndaj Maltës
(Foto: basketbolli.com)

Kosova ka shënuar fitore bindëse ndaj Maltës me rezultat 28-80 (7:29, 9:12, 8:17, 4:22), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C, për meshkuj U-16 që po zhvillohet në Prizren.

Basketbollistët e Kosovës e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri prej 0:11, dhe më pas e thelluan epërsinë në epërsinë në 4:29, derisa çereku i parë përfundoi 7:29. Periudha e dytë ishte më e barabartë, por që u kontrollua tërësisht nga Dardanët e rinj, që nuk lejuan epërsinë të shkrihej dhe shkuan në pushim me shifrat 16-41.


Kosova nuk u ndal as në periodën e tretë, madje e thelluan edhe më shumë epërsinë, duke dominuar totalisht në parket, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Kjo bëri që rezultati në semafor pas 30 minutash të jetë 24:58. Edhe në dhjetë minutat e fundit, Dardanët ishin bindës ndaj kundërshtarëve, duke triumfuar në fund me rezultat 28-80.

Te Kosova, Sejar Rama shënoi 14 pikë, Mal Syla dhe Niman Demiraj shënuan nga 13, kurse Yll Kastrati kishte nëntë pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Shqipëria ka mundur San Marinon me rezultat 50-43, ndërsa në dy takimet tjera Andorra ka mundur Armeninë me rezultat 97-76, kurse Gjibraltari ka shënuar fitore ndaj Moldavisë me shifrat 72-68.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori