LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-14 në konkurrencën e femrave në basketboll triumfon ndaj Bullgarisë

Kosova U-14 në konkurrencën e femrave në basketboll triumfon ndaj Bullgarisë
(Foto: basketbolli.com)

Kosova U-14 ka shënuar fitore ndaj Bullgarisë U-14 në konkurrencën e femrave me rezultat 50-56 (14:16, 9:18, 12:11, 15:11), në kuadër të turneut YDF që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Vashat kosovare e nisën ndeshjen më mirë me epërsi prej 7:16, ndërsa pjesa e parë përfundoi 14:16.


Sidoqoftë, Dardanet nuk u dorëzuan dhe dallimin e madh e bënë në periudhën e dytë, që e fituan 9:18, duke shkuar në pushim me rezultat 23-34.

Pjesa e dytë ishte më e niveluar, megjithatë, vashat e Kosovës menaxhuan lojën dhe epërsinë, duke triumfuar në fund me rezultat 50-56.

Ky ishte takimi i parë për Kosovën, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme do të luajnë ndaj Rumanisë, Maqedonisë Veriore dhe Turqisë.

Te Kosova u dalluan Era Aliu me 16 pikë e 11 kërcime dhe Malvina Haziri me 21 pikë e katër asistime.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori