Jo rrallë herë është thënë se banorët e Kosovës jetojnë në mjedisin më të ndotur në rajon dhe Kosova është konsideruar si njëra ndër vendet më të ndotura në Ballkan.
Ndonëse ndotësit më të mëdhenj në vendin tonë janë termocentralet, gurthyesit, makinat, fabrikat, pa dyshim që ndotës është edhe vetë faktori njeri, i cili hedh mbeturina në vendet ku nuk ka kontejnerë.
Organizatat që merren me mbrojtje të mjedisit thonë se për të evituar ndotjen e ambientit, e pashmangshme është krijimi i policisë së gjelbër, e cila do të merret me ndëshkimin e të gjithë atyre që ndotin ambientin.
Drejtori ekzekutiv i organizatës “Let’s do it Kosova”, që merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, Luan Hasanaj për KosovaPress ka thënë se duke e parë gjendjen e mjedisit në Kosovë zgjidhje do të ishte krijimi i Policisë së gjelbër.
“Bazuar në situatën në të cilën është aktualisht Kosova, që kemi shumë probleme me ndotjen, sigurisht që njëra prej zgjidhjeve do të ishte edhe krijimi i Policisë së gjelbër, e cila do t’i trajtonte krimet mjedisore të themi, sepse jemi dëshmitarë që inspektorët, mirëpo edhe Policia e Kosovës, e cila tani mund të shqiptojë gjoba për ndotësit. nuk janë efektivë në kryerjen e punëve të tyre sa i përket dënimit të atyre, të cilët i bëjnë keq mjedisit. Andaj sigurisht që krijimi i një policie të tillë do të jepte shumë më shumë shans një mjedisi të pastër në vendin tonë”, ka thënë ai.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes një udhëzimi administrativ ka paraparë ndëshkimin e atyre që hedhin mbeturina me gjoba mandatore, por që ky udhëzim nuk është shumë i njohur as për qytetarët, por as për institucionet, të cilat do të duhej ta zbatonin.
KosovaPress ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të mësojë nëse ka pasur ndonjë dënim për personat që hedhin mbeturina, por nuk ka marrë përgjigje duke thënë se ata nuk janë përgjegjës për këtë çështje.
Hasanaj ka thënë se si organizatë janë në fazë të implementimit të një projekti, i cili ka të bëjë me monitorimin e zbatimit të këtij udhëzimi, por që e gjetur e këtij projekti sipas tij është që një pjesë e madhe e policisë nuk e dinë që ekziston një udhëzim i tillë.
“Sigurisht që do të nevojitet që më së pari strukturat e policisë apo të themi qendra e policisë t’i njoftojë stacionet, si dhe patjetër t’i trajnojë policët për udhëzimin në fjalë, ta promovojnë më shumë së pari përbrenda institucionit dhe më pas të kemi të drejtë t’i njoftojmë edhe qytetarët. Sepse, përderisa vetë ata që duhet ta zbatojnë nuk e dinë për ekzistimin e tij, atëherë nuk e di si mund të flasim për zbatimin. Kështu që, sigurisht se ka nevojë të shtyhet përpara implementimi i këtij udhëzimi”, tha ai.
Një iniciativë për informim të qytetarëve për ekzistimin e këtij udhëzimi administrativ e ka marrë rrjeti i organizatave jo qeveritare Avonet, drejtori i së cilës Kenan Gashi ka bërë të ditur se kanë filluar këtë projekt fillimisht në komunën e Ferizajt.
“Rrjeti i organizatave Avonet në dhjetor të këtij viti dhe në janar të vitit 2018 do të zhvillojë aktivitete sensibilizuese për informimin e qytetarëve për një udhëzim administrativ që është për gjobat mandatore karshi ndotjes së mjedisit. Në këtë aspekt deri më tash në pak aktivitete janë zhvilluar sidomos nga vetë institucioni i Qeverisë së Kosovës në këtë rast të Ministrisë së Mjedisit, ne në regjionin e Ferizajt dhe disa regjione të Kosovës do ta shtrijmë këtë fushë, këtë iniciativë vetëdijesuese për të informuar qytetarët rreth ndëshkimeve që mund të shqiptohen. Ne e dimë deri më tash që janë disa prej komponentëve kryesorë që mund të shqiptojnë gjoba mandatore është në këtë rast inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, inspektorati komunal, Policia e Kosovës, por edhe personat që mund të jenë të autorizuar nga institucionet përkatëse”, tha ai.
E përkushtuar që një pjesë të policive të Kosovës t’i shndërrojë në polic të gjelbër thotë të jetë ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila ka treguar se ka pasur një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe se ka marrë përkrahje për krijimin e policisë së gjelbër.
“Besoj në vitin 2018 vetëm do të arrijmë t’i shndërrojmë një pjesë të policëve në polic të gjelbër që do të kenë mundësi ekskluzive të merren me mbrojtjen e mjedisit. Ligji parasheh gjoba për çdo person që e dëmton mjedisin, mirëpo është ideja se sa po arrijnë të respektohen vendimet dhe udhëzimet që ekzistojnë. Prandaj po e konsideroj të rëndësishme që nëse ne do të kemi një polici të gjelbër atëherë edhe mundësia që të gjobitën ata që keqpërdoren dhe ndotin mjedisin do të jenë më strikte. Ne, si ministri, kemi bërë shumë denoncime, por lëndët kanë mbetur në gjykata. Mendoj se duke ekzistuar një polici e gjelbër do të ndikojë edhe në vetëdijesimin e qytetarëve që mos të ndotin ambientin”, ka thënë ministrja.
Organizata mjedisore “Let’s do it Kosova” gjatë gjithë vitit ka organizuar aksione pastrimi në gjithë Kosovën, ku kanë arritur të largojnë mijëra deponi të mbeturinave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Lajçak me post të ri nga shtatori
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia