LAJMI I FUNDIT:

Kosova shkëlqeu në Kupën Ballkanike të Shigjetarisë, fiton tri vende për “Fetih Kupasi” në Turqi

Kosova shkëlqeu në Kupën Ballkanike të Shigjetarisë, fiton tri vende për “Fetih Kupasi” në Turqi

Të shtunën, më 7 maj është mbajtur Gara Ballkanike “Kupa e Ballkanit” në Tuz të Malit të Zi, aty tetë sportistë nga Kosova ishin përfaqësues të shtetit tonë.

Përveç Kosovës, sportistë edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Hungaria dhe Bosnja e Hercegovina morën pjesë në turneun e organizuar në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre dhe Fondacionin e Shigjetarëve.


Në mesin e 60 sportistëve më të mirë të Shigjëtarisë Tradicionale në shtetet ballkanike, përkundër konkurrencës së fortë, të gjithë sportistët e Kosovës arritën të vazhdojnë deri në fazën finale.

Flamuri i Kosovës u ngrit në podium në dy raste, një herë në konkurrencën e femrave dhe një herë në atë të meshkujve.

Në vendin e parë në kategorinë e femrave fituese doli Vahide Spanca, ndërsa në kategorinë e meshkujve vendin e tretë e zuri Gulhan Kruezi.

Vahide Spanca si vend i parë në podium

Ndryshe, pesë sportistë meshkuj dhe pesë femra që fituan kualifikimet ballkanike u kualifikuan për të marrë pjesë në “Conquest Cup Archery Tournament  2023” apo e njohur si “Fetih Kupasi”.

Në top pesëshe nga Kosova arriti të hyj edhe Albina Zekaj. Në këtë garë madhështore, Gülan Krüezi, Spanca dhe Albina Zekaj do të përfaqësojnë Kosovën në disiplinën e shigjetarisë tradicionale.

Ky organizim do të mbahet nga data 27 deri më 29 maj të vitin 2023 në Stamboll të Turqisë. /Telegrafi/