LAJMI I FUNDIT:

Kosova pëson humbje nga Finlanda

Kosova pëson humbje nga Finlanda

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e vajzave e grupmoshës nën 17-vjeç ka zhvilluar sot (e mërkurë) ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024, që po mbahen në Portugali.

Kosova, e cila ndodhet në Grupin 2 të Ligës A, pësoi humbje me rezultat të thellë 5-0 ndaj kombëtares së Finlandës.


Finlandezet e siguruan epërsinë me të filluar ndeshja, me ç’ rast në minutën e shtatë përmes Todoshchenko shënuan golin e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, përkatësisht në minutën 48 u akordua penallti për finlandezet, por gjuajtjen e Olivia Ulenius e priti portierja Leyla Gërvalla.

Megjithatë, vetëm një minutë më vonë Finlanda e gjeti rrugën e golit përmes Laura Oksanës.

Përzgjedhësja Sanije Krasniqi, në minutën e 60-të bëri dy zëvendësime, duke futur në lojë Viola Nuhajn dhe Loela Ahmetin, në vend të Albonita Statovcit dhe Elona Pacit, por as me këtë ndryshim, Kosova nuk arriti ta ndalë kundërshtarin.

Kështu, në minutën e 71-të Finlanda realizoi golin e tretë përmes Jelena Todoshchenkos, e cila shënoi hat-trick në këtë takim, pasi realizoi edhe në minutën e 76-të për 4:0. Ndërkohë, rezultatin përfundimtar 5:0 e vendosi Bella Aalto, në minutën e 77-të.

Ndeshjen e radhës, Dardanet e zhvillojnë të shtunën nga ora 12:00, ku i pret një sfidë edhe më e vështirë kundër Portugalisë nikoqire.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori