LAJMI I FUNDIT:

Kosova pa frikë në përballjen ndaj favoritit Norvegji

Kosova pa frikë në përballjen ndaj favoritit Norvegji
(ffk-kosova.com)

Skuadra e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme (e martë) me Norvegjinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndonëse përballë do të kenë skuadrën favorite të grupit, Dardanet hyjnë në këtë takim pa frikë dhe me synim për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e gjelbër, e pse jo edhe të befasojnë me rezultat.


Për dallim nga ndeshja e parë kundër Shqipërisë (1-1), kur Kosova hyri me synim për fitore dhe me lojë sulmuese, kësaj radhe përzgjedhësja Afërdita Fazlija do të jetë e detyruar të ndryshojë skemën e lojës, duke i kushtuar më shumë vëmendje repartit defanzivë, marrë parasysh cilësitë e skuadrës norvegjeze, e cila para pak ditësh e mundi Armeninë me rezultat të lartë, 10-0.

(ffk-kosova.com)

Një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë përzgjedhësja Fazlija në konferencën për media.

“Ne luajmë futboll të bukur dhe të hapur, por ndaj Norvegjisë duhet të luajmë lojë defensive me sistemin, 5-4-1. Norvegjia ka përgatitje të mirë fizike, por edhe e qarkullon shumë mirë topin”.

“Megjithatë, ne e kemi analizuar lojën e kundërshtarit dhe besoj se do të bëjmë paraqitje të mirë. Fitorja bindëse e tyre ndaj Armenisë nuk na tremb. Do të mundohemi që me lojë të disiplinuar ta neutralizojmë kundërshtarin”, ka thënë ndër të tjera Afërdita Fazlija.

(ffk-kosova.com)

Ndërkaq, dy futbollistet Erëleta Mehmeti dhe Edona Kryeziu kanë thënë se kundër norvegjezeve do të japin maksimumin.

“E kemi përcjellë ndeshjen e Norvegjisë. E dimë se ka ekip të fortë, por nuk i frikësohemi përballjes me këtë skuadër dhe jemi të përgatitura për të dhënë maksimumin për rezultat pozitiv”, u shpreh Mehmeti.

(ffk-kosova.com)

Në anën tjetër, Edona Kryeziu ka thënë se janë të vetëdijshme për cilësitë e kundërshtareve, por nuk hyjnë në fushë të dorëzuara.

“E njohim Norvegjinë, por ne do ta respektojmë veten dhe do të japim maksimumin për rezultat të mirë“.

Ndeshja Kosovë – Norvegji, zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 19:00 dhe i takon kualifikimeve për Botërorin e vitit 2023, që do të mbahet në Australi dhe Zelandën e Re.

(ffk-kosova.com)

(ffk-kosova.com)

(ffk-kosova.com)

(ffk-kosova.com)

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori