Një paraqitje të jashtëzakonshme ka pasur Kosova në hendboll të mërkurën para rreth 1400 shikuesve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet ku është përballur me Poloninë, superfuqinë botërore të hendbollit, kurse ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë, 23:23.
Kosova ishte shumë pranë fitores, por polakët ia dolën që të barazojnë rezultatin në sekondën e fundit të ndeshjes.
Djelmoshat tanë kanë luftuar maksimalisht ndaj polakëve shtatgjatë dhe kanë dominuar në parket. E kanë merituar plotësisht fitoren, por pa të mbeten vetëm në mungesë të fatit e ndoshta edhe të përvojës në ndeshje të mëdha evropiane. Të pranosh dy gola në minutën e fundit, do të jetë shkollë e mirë për djelmoshat tanë që tashmë po përballen me plot sukses me secilin kundërshtar evropian.
Kosova ka hapur më mirë ndeshjen dhe me lloj-lloj gjuajtjesh të Valon Dedajt, Deniz Terziqit, Enis Kabashit e të tjerëve, e poashtu me mbrojtje të çeliktë, ka krijuar epërsi deri në tri gola. 7:4, 8:5 ishte rezultati në pjesën e parë në të mirë të Kosovës.
Polakët në fund ia dolën të afrohen në një gol dhe pjesa e parë përfundoi 14:13 për Kosovën.
Me lojë të mirë në mbrojtje e poashtu në sulm, Kosova vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Haris Berisha ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa mbrotjen në nivel të lartë të detyrës e mbanin edhe të gjithë lojtarët si Luigj Quni, Petrit Prekazi, Kastriot Jupa, vëllezërit Tahirukaj, Gashi por edhe të tjerët. 20:16 ishte epërsia jonë pas minutës së 45-të e më pas 21:17 në minutën e 51-të.
Kabashi shënoi për 22:19 në minutën e 55-të, kurse polakët me përvojë nisën të afrohen në rezultat.
Prej minutës së 56-të deri në minutën e 58-të rezultati ishte 22:20 e në fillim të minutës së 59-të u bë 22:21.
Por Quni shënoi për 23:21, ndërsa mbeti edhe një minutë lojë. Menjëherë polakët ngushtuan në 23:22 dhe djelmoshat tanë mbajtën topin në një aksion të gjatë.
Taip Ramadani mori një pushim, por më pas u bë një ndërhyrje në sulm dhe polakët me kundërsulm të shpejtë arritën te goli saktësisht në sekondën e fundit.
Vendimi për faul në sulm ndoshta ishte diskutabil, por barazimi megjithatë nuk zbeh aspak paraqitjen e jashtëzakonshme të djelmoshave tanë. Të gjithë që luajtën ishin në nivel shumë të lartë, por kontribut dhanë edhe ata në bankë, duke përkrahur vazhdimisht skuadrën.
Edhe atmosfera ishte e bukur dhe në fund mungoi vetëm fitorja. Por barazimi me Poloninë është me shije të fitores.
Polonia ka suksese në ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare, por me Kosovën e trimëruar, iu gëzua shumë një barazimi që e mori me shumë fat.
Për Kosovën është kjo pika e tretë në fazën e dytë eliminatore për kampionatin evropian të vitit tjetër.
Tani na pret ndeshja e vështirë me Gjermaninë në Nurnberg, të dielën. Jemi ende në garë për kualifikim në Evropian, por jo çdo gjë varet nga ne.
U kualifikuam apo jo, ky mbetet një cikël shumë i suksesshëm për Kombëtaren tonë. Djelmoshat dhe stafi teknik i udhëhequr nga Taip Ramadani meritojnë respekt e përkrahje maksimale.
Kosova – Polonia 23:23 (14:13)
Kosova: Kastriot Jupa 3, Florim Hoxha 2, Bashkim Gashi 1, Lindrit Fetahu, Enis Kabashi 5, Valon Dedaj 5, Lulzim Shabani, Deniz Teriziqi 3, Armir Agushi, Egzon Gjuka 1, Petrit Prekazi, Luigj Quni 1, Drilon Tahirukaj 1, Drenit Tahirukaj 1, Haris Berisha
GRUPI 1 – Faza 2 e Kualifikimeve
Kosova – Polonia 23:23
Izraeli – Gjermani 25:40
- Gjermania 5 10
- Izraeli 5 4
- Polonia 5 3
- Kosova 5 3
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Fabrizio Romano e konfirmon: Arne Slot do të jetë zëvendësuesi i Jurgen Kloppit tek Liverpooli
Ajaxi pas një sezoni të dobët duket se ka gjetur trajnerin që do t’i rikthejë në krye, – ish-trajneri i Chelseat në krye të listës
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre