LAJMI I FUNDIT:

Kosova në grup me  Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën – synohet Kampionati Evropian

Kosova në grup me  Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën – synohet Kampionati Evropian

Të enjten pasdite në Kopenhagë të Danimarkës është tërhequr shorti i fazës kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian për hendbollistë, Euro 2026.

Në këto kualifikime do të paraqitet edhe Kosova që është në grupin e gjashtë së bashku me  Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën.


Në fakt, Kosova mund të kishte përballje me Serbinë, nëse do të lejohej nga Konfederata Evropiane e Hendbollit (EHF).

Shorti përcaktoi që Serbia të vendosej në Grupin 6, ku ishte Kosova. Por shorti u përsërit dhe Serbia më pas ra në Grupin 4. EHF-ja nuk lejon duelet e Kosovës me Serbinë.

“Grupi është sfidues, por Kombëtarja jonë e synon kualifikimin historik në Evropian”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Evropiani i ardhshëm për hendbollistë mbahet në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, përfaqësueset e të cilave vende kualifikohen direkt. Njëjtë është kualifikuar vetëm edhe kampionia në fuqi, Franca. Përmes kualifikimeve përcaktohen 20 përfaqësueset e tjera.

Pra prej 32 përfaqësueseve pjesëmarrëse kualifikohen 20. Kualifikimet zhvillohen në tetë grupe me nga katër përfaqësuese. Në Evropian shkojnë përfaqësueset e vendeve një e dy në secilin grup, si dhe katër përfaqësueset më të mira të vendit të tretë.

Në ceremoninë e shortit ishin edhe sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci dhe drejtori i ekipeve kombëtare dhe marrëdhënieve me jashtë, Muhamet Arifi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori