LAJMI I FUNDIT:

Kosova mund të përfitojë nga vendimi i FIBA-s

Kosova mund të përfitojë nga vendimi i FIBA-s

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ende është në kërkim të lojtarëve për të ndërtuar ekip të fortë për eliminatoret e ‘Eurobasket 2017’.

Përzgjedhësi Arben Krasniqi dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) kanë hasur në shumë refuzime e pengesa në muajt e fundit, por megjithëkëtë, rrugëtimi që do të nisë më 31 gusht e do të mbyllet më 17 shtator, mund të jetë tregim suksesi, pra të kurorëzohet me kualifikim në Evropian, shkruan Koha Ditore.


Kosova bën pjesë në Grupin E eliminator së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë. Por ka mundësi që të shmangë Slloveninë nëse vendimi i FIBA Evropës për suspendimin e 14 federatave të forta të basketbollit evropian mbetet në fuqi.

FIBA Evropa para pak ditësh ka suspenduar 14 federata nga ‘Eurobasket 2017’ për shkak se ato kanë përkrahur klubet e tyre të marrin pjesë në garat konkurrente të FIBA Evropës – ato që organizohen nga shoqata e klubeve evropiane ULEB. Si masë ndëshkimi, FIBA Evropa ka suspenduar federatat dhe rrjedhimisht përfaqësueset e tyre nga gara e ardhshme që organizon ‘Eurobasket 2017’.

Federatat e suspenduara kanë mundësi të reflektojnë deri më 20 prill dhe në rast se nuk ndryshojnë qëndrim, atëherë vendimi i FIBA Evropës do të fuqizohet. Kjo do të bënte që Evropiani të mbahej pa përfaqësueset më të forta, por edhe do të hapte rrugën që të marrin pjesë skuadra të vogla, si Kosova që debuton në arenën ndërkombëtare.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori