LAJMI I FUNDIT:

“Kosova kufizohet me Greqinë”, Deamishel dështon me përgjigjen në Big Brother VIP Albania

“Kosova kufizohet me Greqinë”, Deamishel dështon me përgjigjen në Big Brother VIP Albania
Foto: Deamichelle/Instagram

Të enjten banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania janë vënë para disa pyetjeve të ndryshme në kuadër të një loje që përfshin provën javore.

Reklama

Mes pyetjeve të shumta kanë dominuar në një pjesë të mëdha edhe pyetjet e Gjeografisë.

U pa qartazi se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë ngecje të theksuara në njohuritë gjeografike dhe historike.

Maestro nuk ka njohuri që Jugosllavia është shpërbërë, thotë se Kosova kufizohet me të
Lexo po ashtu Maestro nuk ka njohuri që Jugosllavia është shpërbërë, thotë se Kosova kufizohet me të

Madje disa prej tyre bënë edhe gabime elementare si maestro Armaldo Kollgjeri, i cili në pyetjen se “me kë kufizohet Kosova?”, u përgjigj duke thënë “Jugosllavia”.

Në fakt, Jugosllavia ka qenë bashkësi shtetesh e shpërbërë para më shumë se 30 vitesh, pjesë e së cilës ka qenë edhe vet Kosova.

Asnjë nga banoret e Shqipërisë nuk e dinë cili është lumi më i gjatë në Kosovë, Kiara ia fut kot: Vjosa
Lexo po ashtu Asnjë nga banoret e Shqipërisë nuk e dinë cili është lumi më i gjatë në Kosovë, Kiara ia fut kot: Vjosa

Por një huqje akoma më të madhe ka bërë në përgjigjen e kësaj pyetjeje banorja tjetër e shtëpisë, Deamishel.

Ajo tha “Greqia” në një moment duke u munduar të ndihmonte Armaldon, i cili nuk po e gjete shtetin e katërt me të cilin kufizohet Kosova, e që ishte Serbia.

Njohuritë e tyre të pakta në Gjeografi kanë bërë që një pjesë e madhe e shikuesve të këtij spektakli jo vetëm që të dëshpërohen, por edhe të qeshurin me paditurinë e banorëve në komentet e bëra në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi marrin pjesë në Javën e Modës në Milano, shkëlqejnë me dukjen në sfilatën e 'Elisabetta Franchi'

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi marrin pjesë në Javën e Modës në Milano, shkëlqejnë me dukjen në sfilatën e 'Elisabetta Franchi'

Magazina
Shtyhet nisja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova

Shtyhet nisja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova

Magazina

"O Sa Mirë" nis së shpejti audicionet, një ish-aktor nga "Portokalli" dhe një ish-miss shprehin interesim për të qenë pjesë e tij

Magazina
Pas shpërnguljes në ShBA, Messi zbulon dëshirën e vetme familjare të parealizuar: Një vajzë nga Antonella

Pas shpërnguljes në ShBA, Messi zbulon dëshirën e vetme familjare të parealizuar: Një vajzë nga Antonella

Magazina
ATK-ja vendos detyrime tatimore ndaj këngëtarit Sinan Vllasaliu, akuzohet se ka dëmtuar shtetin e Kosovës me mbi 24 mijë euro

ATK-ja vendos detyrime tatimore ndaj këngëtarit Sinan Vllasaliu, akuzohet se ka dëmtuar shtetin e Kosovës me mbi 24 mijë euro

Magazina
Presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë duken elegantë gjatë paraqitjes së tyre të përbashkët në New York

Presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë duken elegantë gjatë paraqitjes së tyre të përbashkët në New York

Magazina
Kalo në kategori