LAJMI I FUNDIT:

Kosova kërkon fitore ndaj Bosnje dhe Hercegovinës për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim

Kosova kërkon fitore ndaj Bosnje dhe Hercegovinës për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim

Kosova në hendbollin e meshkujve është gati për ndeshjet e rëndësishme me Bosnjë dhe Hercegovinën.

Ndeshjet i takojnë grupit të shtatë të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024.


Në grup janë edhe Mali i Zi dhe Slovenia, që kanë nga dy fitore, përkatësisht nga katër pikë. Kosova e Bosnja janë pa pikë.

Synim i Kosovës është vendi i tretë që mund të jetë i mjaftueshëm për kualifikim.

Trajneri i Kombëtares, Bujar Qerimi tha se ekipi po kryen përgatitjet me seriozitet të lartë dhe se synojnë që të marrin fitore, derisa ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve.

“Ekipi është jashtëzakonisht mirë, kanë ardhur me një mentalitet apo me një dëshirë jashtëzakonisht të madhe për këto dy ndeshje që i kemi të mërkurën dhe të dielën. Synimet janë fitoret, aty është e pakontestueshme, mirëpo sporti është sport, duhet ta shohim, të përgatitemi, jemi në punë të mbarë, jemi mirë, kështu që ta shohim të mërkurën ndeshjen e parë”.

Ai potencoi se Kosova duhet t’i shfrytëzojë disa mungesa që i ka Bosnja në skuadër për këtë ndeshje.

“Duhet ta shfrytëzojmë atë përparësi mirëpo unë do të thosha që për ne nuk është e rëndësishme Bosnja a është ekip, ata e marrin kë e kanë të paraparë, ne duhet patjetër angazhimin tonë në anën tonë, sidomos në Prishtinë është e pakontestueshme angazhimi dhe loja është në anën tonë.”, theksoi Qerimi.

Katër prej tetë kombëtareve më të mira të pozitës së tretë kualifikohen në Evropian. Por për bazë nuk merren rezultatet me Kombëtaren e fundit në grup. Pra Kombëtares sonë i duhet që ta lë Bosnjën prapa dhe të mundohet të marr pikë ndaj Malit të Zi apo Sllovenisë.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën në Pallatinë e Rinisë dhe Sporteve nga ora 20:15. /KP/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori