LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka pësuar humbje nga Norvegjia

Kosova ka pësuar humbje nga Norvegjia
(Foto: basketbolli.com)

Kosova është mundur nga Norvegjia në Bergen me rezultat 86-77 (17:22, 25:11, 27:19, 17:25), në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Dardanët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur shtatë pikë epërsi, 5:12 dhe ishin në epërsi konstante në çerekun e parë, që e mbyllën me shifrat 17:22. Vendasit kundërpërgjigjen shpejt, duke kaluar në epërsi 31:30, dhe më pas kaluan deri në dhjetë pikë epërsi 42:32, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 42-33.


Norvegjezët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar edhe më tutje epërsinë, ku më e larta ishte 67:47, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:52.

Basketbollistët e Kosovës ishin të jashtëzakonshëm në periudhën e fundit, ku me mbrojtje të fortë dhe sulme efikase ngushtuan shifrat në 79:74, një minutë nga fundi, duke tentuar përmbysjen e madhe, por kjo nuk ndodhi dhe Norvegjia fitoi me rezultat 86-77.

Te Norvegjia u dalluan Chris Ndow me 21 pikë e tetë kërcime dhe Karama Jawara me 16 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, ndërsa te Kosova u dalluan Erjon Kastrati dhe Muhamedali Janjeva me nga 16 pikë dhe Dardan Berisha me 18.

Kosova ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Danimarkës më 28 nëntor, në Prishtinë, nga ora 19:00.

(Foto: basketbolli.com)

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori