LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka kapacitete të vogla hoteliere

Kosova ka kapacitete të vogla hoteliere

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë për turizmin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duke thënë se Kosova ka kapacitete të vogla të hoteliere.

“Bëjeni një hulumtim, ku të gjithë asetet e turizmit në Kosovë janë të ‘okupuara’ nga turistët nga Shqipëria. Çështja është se a ka kapacitete më shumë Kosova për turizëm, pra Kosova duhet ta zhvilloj më tepër sektorin e turizmit dhe hotelerinë”, thotë Minxhozi.

Ai tha se nuk ka diskriminim nga ana e qytetarëve që ta vizitojnë Kosovën. “Nuk ka diskriminim nga ana e qytetarëve të Shqipërisë që të vijnë këtu, por nuk ka kapacitete hoteliere në këtë drejtim”, shtoi ai.

Po ashtu, ambasadori Minxhozi në këtë intervistë ka folur edhe rreth bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se është në rrugën e duhur, por që përballet me disa vështirësi.

Ai ka komentuar dhe votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, duke e quajtur një fitore, jo vetëm e klasës politike, por e mbarë shoqërisë kosovare. /Telegrafi/