Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje rekord në renditjen e re të publikuar nga FIFA për muajin tetor.

Sot (e enjte) gjatë ditës, FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, ku top dhjetëshja ka mbetur e pandryshuar, me Belgjikën lidere.

Në ranglistën e re, Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje rekord prej pesë pozitave.

FIFA publikon renditjen e re, Kosova me ngritje rekord prej pesë pozitave FIFA publikon renditjen e re, Kosova me ngritje rekord prej pesë pozitave

Kosova ishte në pozitën e 119-të, ndërsa tani në renditjen e re zë vendin e 114-të me 1184 pikë.

Me këtë ngritje prej pesë pozitive, Dardanët hyn në top dhjetëshen e kombëtareve që janë ngritur më shumë.

Nikaragua dhe Sudani Jugor janë dy vendet që janë ngritur më shumë, me nga 11 pozita, ndërsa pas tyre vjen Barbadosi dhe Sao Tome e Principe me nga 10 vende.

Bahamas është ngritur me shtatë pozita, ndërsa Kanada dhe St Vincent and the Grenadines me nga gjashtë pozita.

Kosova, Rusia, Katari, Iraku, Tajlanda dhe Comoros janë vendet që janë ngritur me nga pesë pozita. /Telegrafi/