LAJMI I FUNDIT:

Kosova e nis me humbje kundër Ukrainës

Kosova e nis me humbje kundër Ukrainës

Kosova  sot, në ballafaqim me Ukrainën, pësoi humbje me rezultat 4-1, pasi nuk arriti të jap më të mirën.

Në pjesën e parë hiq minutat e parë vashat tona mirë e kontrolluan topin dhe lojën deri në minutën e 10-të kur ukrainaset shënuan përmes Apanaschenko, ndërkaq vetëm tre minuta më vonë Pantsulaya shënoi për 2-0.

Me gjithë përpjekjet e futbollisteve tona për të ndryshuar shifrat pjesa e parë mbaroi me epërsinë e Ukrainës prej dy golave.

Pjesa e dytë nis më e qetë dhe vajzat tona ndryshuan shumë nga loja dhe në minutën e 48-të Leonorë Ejupi pas bashkëveprimit me Racajn ngushtoi epërsinë në 2:1.

Në vazhdim futbollistet tona u orvaten disa herë ta barazojnë rezultatin por nuk ia arritën, ndërsa Ukraina në minutat e fundit të ndeshjes shënoi edhe dy herë, në minutën e 80-të shënoi Dekrach dhe Malakhova në minutën e 87-të dhe me këtë rezultat u përmbyllë ndeshja e parë me Ukrainën, ndërkaq ndeshja e dytë do të zhvillohet më 12 nëntor.

Ndeshjen e ndoqën veç anëtarëve të KE, Vjollcë Krasniqi dhe Xhelal Broja edhe kryetari i Shoqatës së Trajnerëve Ajet Shosholli dhe përzgjedhësi i Kosovës U-19  Ramiz Krasniqi.

Afërditë Fazlija, përzgjedhëse foli pas ndeshjes duke thënë se ndeshja i kishte dy fytyra.

“Mendoj se ndeshja kishte dy pamje. Në pjesën e parë kishte një respekt ndaj kundërshtarit dhe disi ekipi luajti me njëfarë ngërçi”.

“Dhe ekipi nuk e gjeti vehten dhe pësuam dy gola, Ndërsa në pjesën e dytë arritëm të stabilizojmë ndeshjen dhe falë golit te rezultati 2-1, e stabilizuam ekipin, krijuam disa raste por nuk arritëm më shumë edhe pse ishim të barabartë dhe dy golat i pranuam nga gabimet tona”, deklaroi ajo.