LAJMI I FUNDIT:

Kosova dominon dhe mposht Gambinë – vendos super goli i Arbër Hoxhës

Kosova dominon dhe mposht Gambinë – vendos super goli i Arbër Hoxhës

Kosova ka shënuar fitore në miqësore e dytë të zhvilluara në Antalia, ku ka mposhtur Gambinë me rezultat 1-0.

Edhe në këtë ndeshje përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes iu ka dhënë mundësi të paraqiten futbollistët që nuk kanë pasur shumë hapësira në ndeshjet e kaluara.


Pjesa e parë ishte kryesisht me pak raste shënimi, por me një dominim të Kosovës, por pa arritur të realizojnë ndonjë gol.

Fillimisht që në start provoi Florian Loshaj, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Jetmir Topalli në minutën e 25-të të ndeshjes.

Edhe Mirlind Daku kishte rast të mirë, por goditja e tij akrobatike shkoi mbi portë.

Fillimi i pjesë së dytë i takoi Gambisë që kishin disa raste, por që nuk arritën të kalonin portierin Betim Halimi.

Goli i fitores për Kosovën u shënua nga Arbër Hoxha në minutën e 80-të të takimit, që ishte mjaft gol i bukur.

Dy minuta më vonë futbollistët e Kosovës shkaktuan penallti, por për fat të mirë nuk u shndërrua në gol nga futbollisti i Gambisë, Moussa Barow, i cili gjuajti mbi portë.

Krejt në minutën e 90-të Kosova ka mundur të shënojë edhe një herë, pasi Bledn Baftiu dhe Arb Manaj kombinuan bukur, por goditja e këtij të fundit u ndal nga mbrojtësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori