LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria të unifikojnë tregun

Kosova dhe Shqipëria të unifikojnë tregun

Në tryezën “Dialogu ndërshtetëror: të bërit biznes dhe sfidat e qasjes në tregjet respektive”, ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se ky është një takim parapërgatitor për mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë.

Pa specifikuar se për cilat marrëveshje është fjala, Hoti tha se sot do të arrihen dy marrëveshje ndërmjet tij dhe homologut të tij nga Shqipëria.


Hoti tha se ende duhet punuar për unifikimin e tregut të përbashkët dhe do të hapen rrugët për heqjen e barrierave që kanë mbetur ende, ato kufitare dhe tregtare.

Ministri i Financave të Shqipërisë Arben Ahmetaj tha se janë në përpjekje të thjeshtësojnë procedurat doganore dhe tregtare.

Ai tha se importuesit kosovarë dhe Kosova mund ta shfrytëzojnë portin e Durrësit, ky port të funksionojë si ndalesa e fundit për importuesit kosovarë. Po ashtu ai tha se unifikimi i tregut duhet të ndodhë, por është në proces që bëhet hap pas hapi./Telegrafi/