LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Finlanda do të bashkëpunojnë në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë

Kosova dhe Finlanda do të bashkëpunojnë në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë

Ministri i Inovacionet dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka takuar Ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall.

Ai ka treguar se Kosova dhe Finlanda do të bashkëpunojnë për ngritjen e start-up-ve dhe në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.


“Në vazhdën e koordinimit me bashkëpunëtorët ndërkombëtar, takova Ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Shkëlqësia e saj Pia Stjernvall. Pas disa takimesh u pajtuam për bashkëpunim konkret për start-up, ekosistemin e inovacionit dhe ndërmarrësinë, si dhe programin për universitet. Kam kënaqësinë të ju njoftoj për një lajm shumë të rëndësishëm, Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ dhe Universiteti Aalto nga Finlanda, një nga 10 universitetet e biznesit më të mira në botë, më ndërmjetësimin tonë, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të Konferencës së parë digjitale ndërkombëtare “Digitalks” që do të organizohet në tetor nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë”.

“Finlanda vlerësohet për sistemin më të mirë të edukimit, do të përfitojmë shumë nga kjo mundësi e shkëmbimit dhe bashkëpunimit. Së bashku do të punojmë në ndërtimin e programit të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe kapaciteteve në fushën e inovacionit dhe hulumtimit”, ka shkruar ministri Beqaj në faqen e tij në “Facebook”. /Telegrafi/